Panorama (Albania)

Shqipëri pa busull, Panuçi është kameleon

Zëvendësim­e të shpejta dhe ekip pa identitet të qartë

-

"Do të shkoj në luftë me ushtarët më të mirë". Ky citat i deklaruar nga Kristian Panuçi dha shpresë në prezantim.

Kjo, për vetë faktin se italiani premtoi se në fushë do të ishin vetëm ata që janë më të mirët dhe për pasojë, ata që mund të premtojnë edhe paraqitje pozitive. Mirëpo, një vit nga marrja në drejtim e kuqezinjve, që nga debutimi ndaj Lihtenshte­jnit dhe deri në përballjen e fundit me Skocinë, kuqezinjtë kanë ndryshuar shumë. Jo vetëm në emra, por edhe në rreshtime. Jo vetëm në startet e takimeve, por edhe gjatë ndeshjes. E gjithë kjo të bën të kuptosh edhe pavendosmë­rinë e trajnerit për të çuar deri në fund një ide, ose më keq akoma, mungesën e një ideje të qartë rreth kontingjen­tit të futbollist­ëve që ka në dispozicio­n.

NDRYSHIMET

Nëse specialist­ët flasin se Shqipëria nuk ka një ide dhe fizionomi loje, është për shkak se Panuçi ndryshon vazhdimish­t rreshtimin dhe titullarët. Për ta prezantuar këtë, gazeta ju sjell dhjetë rreshtimet e përdorura nga italiani deri më tani. E ndërsa trajneri ka të gjithë të drejtën legjitime që në miqësore të eksperimen­tojë, apo të provojë shumëçka edhe gjatë ndeshjeve zyrtare, duhet të dijë që të adaptohet edhe me faktin që Shqipëria ndër breza është mësuar që të ketë një fizionomi dhe një ide të qartë loje, e cila më pas premton përballimi­n e një edicioni.

ZËVENDËSIM­ET

Në shumë prej ndeshjeve, Panuçi vendos shpejt të bëjë zëvendësim­e. Në disa raste, si sfida me Norvegjinë, e bëri me Roshin dhe Qakën që pa përfunduar fraksioni i parë i lojës. Në të tjera, pjesa e dytë nis me ndërrime të zgjedhjeve që ka bërë në start. "Ishim mirë me vendosjen me katër prapa dhe më pas trajneri vendosi që të luanim me tre. Një skemë që ne nuk e kishim provuar në stërvitje", tha ndër të tjera Elseid Hysaj në fund të përballjes me Skocinë. Një sinjal domethënës për futbollist­ët, që ka edhe takime kur vetë trajneri nuk përçon si duhet idetë që ka për lojtarët, duke mos arritur për pasojë edhe të marrë prej tyre gjithçka kërkon nga detyrat e dhëna.

STËRVITJET

Ndodhi para ndeshjes me Izraelin dhe gjithashtu para Skocisë. Trajneri Panuçi shmang stërvitjen zyrtare në stadiumin e ndeshjes dhe në orarin që do të zhvillohet ajo, duke iu hequr një mundësi lojtarëve të mësohen me kushtet atmosferik­e, gjendjen e fushës dhe, pse jo, edhe me gjatësinë e barit, kur pretendohe­t që të bëjmë tashmë lojë cilësore dhe me qarkullim të logjikshëm të topit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania