Panorama (Albania)

ÇFARË NUK SHKOI NË DY NDESHJET E FUNDIT

-

1 -

Lista e grumbullim­eve. U mor Grezda si lojtar shumë i nevojshëm, u la më pas të ikte dhe nuk u zëvendësua. Ergys Kaçe u la jashtë dhe trajneri iu kundërvu gazetarëve në konferencë duke thënë edhe që ishin pa informacio­net e duhura. Më tej, e fton për Skocinë, por pa i dhënë asnjë minutë.

2 -

Cenon frymën e grupit. Fillimisht, trajneri thërret kapitenin Agolli duke bërë edhe deklaratat se sa i rëndësishë­m është. Më tej, përpara dy ndeshjeve e ka në konferenca­t për shtyp që ai të flasë si kapiten, por në të dyja takimet nuk i jep asnjë minutë, ndonëse në çdo deklaratë trajneri është shprehur se ka nevojë për futbollist­ët me eksperienc­ë për këto takime.

3 -

Një aspekt është ndryshimi i formacioni­t në çdo ndeshje. Edhe kur lojtarët paraqiten mirë dhe skuadra merr rezultat, italiani ndryshon thelbësish­t ekipin për sfidën e ardhshme. Shembulli i fundit? Nga Izraeli te Skocia.

4-

Ndryshon skemën pa e provuar më parë në stërvitje. Hysaj u shpreh pas Skocisë, që atë rreshtim nuk e kishin testuar gjatë grumbullim­it.

5 -

Zëvendësim­et e shpejta. Në shumë takime, trajneri ndryshon pa u mbyllur pjesa e parë, por edhe në shumë të tjera ka bërë zëvendësim­e në startin e të dytës, duke djegur mundësinë e ndryshimev­e në fazën finale të takimeve.

6 -

Për fat të keq, me sa është parë në këto dhjetë ndeshje, Panuçi nuk i ka goditur zëvendësim­et.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania