Panorama (Albania)

Super Kosova, 5 ndeshje pa pësuar dhe 4 fitore

-

Tre fitore radhazi në miqësore, përfshi edhe atë 3- 0 ndaj Shqipërisë, më pas një barazim pa gola në Baku ndaj Azerbajxha­nit dhe të hënën në mbrëmje triumfi historik në një ndeshje eliminator­e. Kosova e festoi në mënyrën më të mirë stadiumin e ri, "Fadil Vokrri", duke mposhtur 2- 0 Ishujt Faroe dhe marrë kreun e grupit në Ligën e Kombeve. Trajneri i ri, Bernard Shaland, po gjen mekanizmat e duhur për të menaxhuar një grup të talentuar lojtarësh. Mbrëmja e dy ditëve më parë në Prishtinë ishte magjike edhe për faktin se stadiumi ishte në kapaciteti­n e tij maksimal, 13 mijë vende. Tashmë Kosova është një nga 5 skuadrat e vetme në Europë që në vitin 2018 nuk ka pësuar asnjë humbje. Në listën me pesë skuadra ndodhet edhe Spanja, Ukraina, Rumania dhe surpriza tjetër, Andorra. Kosova është në rrugën e duhur dhe kërkon që fillimisht ta mby- llë si kryesues i grupit në Ligën e Kombeve.

Lojtarët - "Ne kemi luajtur njësoj si në pjesën e parë dhe në të dytën. Nuk është e lehtë t'i lësh në stol disa lojtarë të mirë dhe sërish të ruash atmosferën në ekip, ky është mentalitet­i ynë. Në Azerbajxha­n morëm një pikë shumë të madhe, sepse fusha ka qenë shumë e rrezikshme. Ne duhet të shikojmë ndeshje pas ndeshjeje, pa e pasur mendjen te të tjerët. Mbështetja e tifozëve është shumë e rëndësishm­e për ne në fushë", ka thënë kapiteni Samir Ujkani. Ndërsa, talenti Milot Rashica, pas ndeshjes është shprehur: "Ishte ndeshja e parë që kemi luajtur në shtëpi dhe kemi pasur përkrahje shumë të madhe të tifozëve tanë. Bashkëpuni­mi është shumë i mirë në treshen e ofensivës dhe gjatë lojës kemi mundësi të ndryshojmë anët, duke respektuar edhe taktikën e trajnerit". Për mediat koso- vare foli edhe autori i golit të dytë, Atdhe Nuhiu. "Tri pikë kanë qenë shumë të mëdha. Megjithatë s'duhet të kënaqemi shumë, sepse duhet ende të përmirësoh­emi. Kemi lojtarë jashtëzako­nisht të mirë. Në çdo rol kemi nga dy lojtarë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania