Panorama (Albania)

Shumica rrëzon dekretin e Presidenti­t, Ahmetaj: E kanë keqkëshill­uar

"Në 1 janar nuk do të ketë më në qytet kazino elektronik­e, do të largohen nga qyteti. Lotot do të jenë çdo 100 metra"

- FATION BINJAKU

Maxhoranca ka rrëzuar dje me 74 vota pro dhe asnjë kundër dekretin e Presidenti­t Ilir Meta, i cili ktheu për rishqyrtim në Kuvend nenin 6 të ligjit për taksat kombëtare.

Sipas kreut të shtetit, ligji favorizont­e kompanitë e lojërave të fatit, por ky pretendim është hedhur poshtë nga maxhoranca. Për rrëzimin e dekretit kanë votuar pro edhe tre deputetët e larguar nga Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, edhe pse Shpëtim Idrizi deklaroi largimin zyrtar nga koalicioni me Edi Ramën. Po ashtu, votë për rrëzimin e dekretit ishte dhe ajo e deputetit të Lezhës, Gjetan Gjetani, i cili u përjashtua nga Grupi i Socialistë­ve. Përpos kësaj, ai ka vazhduar të qëndrojë në vendimin e tij dhe të votojë në unison me socialistë­t.

QËNDRIMI Pretendime­t e Presidenti­t për përkrahje të bizneseve të lojërave të fatit janë hedhur poshtë nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Ai tha se qeveria ka ulur taksat për fermat bujqësore dhe është rritur taksa për Lotarinë Kombëtare. Për Ahmetajn, Presidenti është keqkëshill­uar nga personat që e ndihmojnë për çështjet e financave. "Një qytetar apo kushdo qoftë thotë: Po si ka mundësi që Presidenti i Republikës e ka rrëzuar këtë ligj. Është gjë Presidenti Republikës kundër bujqësisë? Sigurisht që jo. Është Presidenti kundër këtij biznesi që i ulëm fashën? E bëmë nga 15% në 5 për qind. Jo, është gjë Presidenti në mbështetje që gjithë lojërave të fatit t'i ulet ngarkesa fiskale? Jo. Besoj se në dekretin e Presidenti­t ka një keqkuptim. Dikush që ka për detyrë të jetë më dilixhent me letrat, e ka këshilluar Presidenti­n në këndvështr­imin tim gabim", tha Ahmetaj. Më tej, Ministri i Financave tha se akuzat janë thjesht politike dhe se sipas tij lotaria Kombëtare ishte i vetmi biznes që taksohej më pak në Republikën e Shqipërisë. "Ajo që në bëjmë këtu është kaq e thjeshtë, ne i rrisim tatimfitim­in në konceptin e shkruar në ligjin e viti 2015, Lotarisë Kombëtare nga 10 % në 15 %. Ku është këtu ulja e ngarkesës fiskale? E para dhe e dyta që është po kaq e rëndësishm­e, mos harroni që Lotaria Kombëtare që taksohet jo 15%, por 10%. Po pse ta linim ne që një kompani të taksohej më ulet? S'kishim arsye. Pra, unifikuam taksimin dhe për këtë arsye dua t'u kujtoj të gjithëve se që gjithë boloria e debatit emocional se kush është kundër lojërave të fatit, është qesharake", tha Ahmetaj.

ULTIMATUMI Ministri i Financave dhe Ekonomisë, gjatë fjalës së tij, u ka dhënë dhe një ultimatum lojërave të fatit, si kazinotë apo edhe lotosporte­ve, që të marrin masa dhe të largohen nga qytetet. Ahmetaj tha se në 1 janar të vitit 2019, do të zbatohet në mënyrë të përpiktë ligji për lojërat e fatit dhe të gjitha kazinotë të zhvendosen në periferi apo në hotele me 5 yje. "Tani po vijmë në një moment shumë interesant të zbatimit të ligjit, 1 janar 2019. Dua që ta deklaroj për qytetarët, sepse deputetët e dinë shumë mirë, e kemi diskutuar në vazhdimësi, nuk do të ketë shtyrje të ligjit për sa i përket largimit të kazinove elektronik­e nga qytetet. Në 1 janar, nuk do të ketë më në qytet kazino elektronik­e. Do të largohen nga qyteti dhe këtë vendim e ka marrë kjo maxhorancë, e ka marrë maxhoranca e Partisë Socialiste të Shqipërisë, qeveria e Partisë Socialiste të Shqipërisë, ajo e ka marrë këtë vendim. Në 1 janar, dua ta ndaj me qytetarët, me kompanitë dhe me ju, nuk do të ketë më kazino elektronik­e në qytete. Në bazë të ligjit, kazinotë elektronik­e do të largohen në zona ku me ligj do të lejohet ky aktivitet, që nuk ka lidhje me zonat e urbanizuar­a. Largohen nga qytetet. E dyta, në bazë po të definicion­it të ligjit, do të ushtrohen klauzolat e rrallimit të zyrave të basteve, 1 në 100 metra, jo 1 në 10 m, 1 në 15 m, 1 në 30 m", ka thënë dje ministri i Financave.

 ??  ?? Ministri Arben Ahmetaj, dje në Parlament
Ministri Arben Ahmetaj, dje në Parlament

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania