Panorama (Albania)

Hapen aplikimet, si merret tapia për shtëpitë para ‘ 91

ALUIZNI hap aplikimet për hipotekimi­n e shtëpive para ‘ 91. Formulari për 60 mijë familje. Lame: Toka falas deri në 300m2

-

Teksa po mbërrin në fazën përmbyllës­e procesi për legalizimi­n e objekteve informale, Qeveria ka kthyer sytë nga një tjetër kategori ndërtimesh.

Bëhet fjalë për banesat e para ’ 91, për të cilat do të nisin nga kjo e hënë procedurat e regjistrim­it dhe pajisjes së qytetarëve me certifikat­ën e pronësisë.

APLIKIMET Hapja e aplikimeve vjen dy muaj pas vendimit të qeverisë, miratuar në korrik të këtij viti. Nga ambientet e Drejtorisë së ALUIZNI- t, Artan Lame apeloi qytetarët që të paraqiten pranë sporteleve të Agjencisë për të plotësuar formularin e aplikimit, i cili mund të sigurohet edhe online në rrjetet sociale. Këto familje, theksoi Lame, nuk do të kenë asnjë detyrim për të siguruar dokumentet e nevojshëm me përjashtim të rasteve kur i posedojnë ato. “Duke filluar nga e hëna, 17 shtator, të gjithë qytetarët e interesuar për regjistrim­in e banesave të tyre të ndërtuara përpara vitit 1991, do të mund të fillojnë të paraqiten pranë sporteleve tona për të aplikuar. Ndërkohë, mund të fillojnë nga grumbullim­i i dokumentac­ionit që ata posedojnë, leje ndërtimi të vjetra, akte pronësie, skica genplane, akte shitblerje­je apo posedimi, vendime të vjetra të Këshillave Popullore, apo dokumente të tjera provuese të çdo lloji dhe kohe. Formularët e aplikimit mund të plotësohen pranë drejtorive rajonale në të gjithë Shqipërinë”.

PROCEDURAT Faza e parë e është ajo e regjistrim­it të banesës. Ky proces nuk është i kufizuar në afat, çka do të thotë se qytetarët mund të aplikojnë kur t’u jepet mundësia. Vendimi i miratuar prej dy muajsh i jep zgjidhje një prej problemati­kave të hershme siç është konsiderua­r ajo e konfirmimi­t të periudhës së ndërtimit të objektit. Brenda 30 ditëve nga dorëzimi i kërkesës, punonjësit e ALUIZNI- t kanë detyrimin që të bëjnë të gjitha verifikime­t e nevojshme. Për kalimin e pronësisë deri në 300m2 nuk do të ketë asnjë tarifë. Pra, familjet janë të përjashtua­ra nga detyrimi financiar. E vetmja faturë është ajo për shërbimin, e cila shkon 8000 lekë. Por marrja e tapisë për 300m2 falas nuk i privon qytetarët. Sipas Lames, ata kanë të drejtë të aplikojnë deri për 500m2 tokë, por pjesën e mbetur do të duhet ta paguajnë me çmim tregu. Paratë e arkëtuara do ti shkojnë fondit për kompensimi­n e pronarëve.

PËRFITUESI­T Nga të dhënat e para mendohet se janë 40 deri në 60 mijë objekte. Por kjo shifër, shtoi Lame nuk është përfundimt­are. Vetëm pasi të jetë shënuar regjistrim­i i fundit, do të mund të flitet mbi situatën reale të shpërndarj­es së këtyre objekteve në terren. “Numri i banesave që mendohet të trajtohen nga ky vendim është 40- 60 mijë. Duhet theksuar se asnjëherë nuk është bërë një evidentim i plotë dhe i saktë i këtyre objekteve, ndaj si rrjedhim, shifra reale mund të jetë edhe më e lartë se ajo e mësipërme”. Për të shmangur radhët që mund të krijohen në sportelet e Agjencisë, kreu i ALUIZNI- t kërkoi mirëkuptim­in e qytetarëve, duke iu bërë thirrje që në këtë fazë të parë të paraqiten ato familje që kanë një nevojë të ngutshme për t’u pajisur me tapi. “Meqenëse kemi të bëjmë me një problem të mbartur prej dhjetëra vjetësh dhe që u intereson dhjetëra mijëra familjeve, do të kërkoja mirëkuptim­in e qytetarëve për të mos krijuar situata radhësh dhe grumbullim­esh pranë sporteleve tona.

Në një periudhë të parë, le të paraqiten ata qytetarë që kanë urgjenca të ndryshme, duan të shesin banesën, çështje kredish, trashëgimi­e, etj., si edhe ata qytetarë që e kanë filluar këtë aplikim pranë bashkive. Më pas le të vazhdojmë qetësisht së bashku me qytetarët e tjerë”.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i ALUIZNI- t, Artan Lame
Kreu i ALUIZNI- t, Artan Lame

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania