Panorama (Albania)

Administra­ta, Rama: S’ka më celularë në vendin e punës

“Institucio­net shtetërore janë kthyer si klube interneti”

- BESARTA BASHA

Pas nxënësve e mësuesve, edhe punonjësit e administra­tës nuk do të mund të përdorin telefonat celularë gjatë orarit të punës.

Një nismë të tillë e lajmëroi Kryeminist­ri Edi Rama një ditë më parë, gjatë takimit me arsimtarët fitues nga portali "Mësues për Shqipërinë". Duke folur për celularët në shkolla, Rama sqaroi se udhëzimi do të bëhet më serioz në muajin e dytë të vitit shkollor, teksa theksoi se po punohet për një vendim të ngjashëm që ndalon telefonat edhe në institucio­net shtetërore, që, sipas tij, janë kthyer në qendra interneti. "Ky vit do të jetë viti i një epoke të re në raport me celularin në shkollë. Nuk do lejojmë celularë në shkollë, as për fëmijët dhe më vjen keq, as për mësuesit. Mësuesit do duhet t'i dorëzojnë në fillim të mësimit dhe t'i marrin në fund të mësimit. Njerëzve u themi vazhdoni përdorini, por jo këtu. Jam i bindur që ky do jetë një ndryshim i madh. Ndërkohë, po përgatitem­i edhe për vendimin që të heqim celularët nga institucio­net e shtetit, që janë bërë si klube interneti, të gjitha". Sipas Ramës, shtatori do të jetë ndërgjegjë­sues, ndërsa mua- jin e dytë të shkollës ndalohet rreptësish­t çdo fëmijë të pajiset me celular në ambientet e mësimit. Ndërsa për mësuesit ka lëshime. Ato do të mund t'i marrin me vete, por vetëm në përfundim të mësimit do të mund t'i aksesojnë. PORTALI I PUNËSIMIT

Sipas shifrave të deklaru- ara nga Kryeminist­ri Rama, "Mësues për Shqipërinë", ka punësuar gjatë vitit të shkuar shkollor mbi katër mijë mësues. "Sot, ne jemi një hap më tutje. Kemi në dorë dhe përpara se të vinim këtu, zhvilluam një diskutim me gjithë ekipin drejtues të Ministrisë së Arsimit për reformën e drejtorive arsimo- re dhe të zyrave arsimore. Në sezonin e kaluar 2017- 2018 u punësuan 4374 mësues, që nuk e dinë ku bie dera e Zyrës Arsimore, por thjesht morën pikët në testimin e portalit dhe në mënyrë automatike u bënë mësues për Shqipërinë. Pa i dhënë llogari kujt, as në portal e as në parti, se për kë votojnë, për kë investohen jashtë ditës së tyre të punës, por duke dhënë vetëm një llogari, llogarinë që keni dhënë të gjitha ju që jeni këtu dhe ata pak të gjithë që janë bashkë me ju, që është llogaria e meritës", nënvizoi kreu i qeverisë në fjalën para mësuesve të punësuar sipas portalit, duke iu kërkuar të

MASAT PËR VITIN E RI SHKOLLOR, POLICIA ME STRUKTURË TË RE

Policia e Shtetit, në përmbushje të misionit dhe të detyrave të përcaktuar­a me ligj, ka marrë një sërë masash për të garantuar sigurinë publike, rendin dhe qetësinë, për të parandalua­r ngjarje kriminale apo aksidente rrugore, si dhe zhvillimin normal të procesit mësimor në shkolla dhe përreth tyre. Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike, Albert Dervishaj, gjatë një konference për shtyp që u zhvillua ditën e djeshme, tha se këto masa hyjnë në zbatim duke filluar nga dita e parë e fillimit të vitit të ri shkollor, më datën 17 shtator dhe në vazhdimësi, për çdo ditë të zhvillimit të këtij procesi. Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, me akt të posaçëm, urdhëron të gjithë Drejtuesit e Strukturav­e Vendore të Policisë, drejtorive, komisariat­eve, stacioneve deri te njësia më e re, e implementu­ar në shërbimin policor "Zona Policore", të studiojnë e vlerësojnë situatën kriminale dhe atë të rendit publik. Mbi këtë bazë, Policia harton plane masash me detyra konkrete për shërbimet e kontrollit të territorit, të rendit, për krimet, Policinë Rrugore etj. kryejnë sa më mirë detyrën e tyre, ndërsa nga ana tjetër i garantoi se askush prej tyre nuk do të lëvizë sipas "tekave" të drejtuesve të shkollave. Këtyre të fundit iu kujtoi këtë vit rikthimin në bankat e shkollës për t'u trajnuar si menaxhues të mirë të burimeve njerëzore e financiare. "Ne do të themelojmë dhe do të vëmë në funksion, brenda vitit, shkollën e drejtorëve. Drejtorët e shkollave duhet të shkojnë në shkollë, të mësojnë se çdo të thotë të jesh drejtor shkolle. Mund të jesh një mësues shumë i mirë, por nuk do të thotë që je një drejtues i mirë shkolle. Është një punë krejt tjetër", nënvizoi Rama.

 ??  ?? Rama, dje me mësuesit
Rama, dje me mësuesit
 ??  ?? Kryeminist­ri, dje në takimin me mësuesit
Kryeminist­ri, dje në takimin me mësuesit
 ??  ?? Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike, Albert Dervishaj
Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike, Albert Dervishaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania