Panorama (Albania)

Denoncimi i PD: Rama e Xhafaj pas lojërave të fatit

“Anëtarët e grupit të Agron Xhafajt, në kompanitë e basteve”

-

Partia Demokratik­e akuzon Kryeminist­rin Rama dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se, përmes pushtetit të tyre politik, kanë vënë në zotërim bizneset e lojërave të fatit, në të cilat po pastrojnë edhe paratë e krimit.

Nënkryetar­ja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, dhe nënkryetar­i i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj, publikuan dokumentet sesi anëtarët e grupit kriminal të kapur me vëllain e Fatmir Xhafës vite më parë kanë hapur 2176 pika bastesh nga viti 2014 në vazhdim. “Dy njerëzit më të pushtetshë­m të vendit, Rama e Xhafaj, kanë ofruar mundësi korruptive dhe mbrojtje politike për vëllezërit e tyre. Olsi Rama dhe Agron Xhafaj, në fushën e bixhozit dhe të lojërave të fatit. Fatmir Xhafaj, si kryetar i Komisionit të Ligjeve në vitin 2015, bllokoi ligjin për mbylljen e lojërave të fatit në qytete, duke detyruar që të dalin nga tregu biznesmenë të ndershëm dhe të suksesshëm, që kishin mbi 25 vite, për t’i përqendrua­r lojërat e fatit në dy ose tri duar”, tha Tabaku. Deputetja e PD kujtoi se Xhafaj në vitin 2015, pranoi se kishte negociuar personalis­ht me Ministrinë e Financave për këtë ligj. “Negociata sekrete midis Xhafajt dhe ministrit të Financave prodhojnë ndryshimet më të mëdha që favorizojn­ë biznesin e bixhozit. Nga 200 m distancë, qeveria përgjysmoi në 100 m largësinë e pikave të bixhozit nga shkollat dhe institucio­net fetare. Nga 23% tatim mbi fitimin bruto, u ul në 15% tatim mbi fitimin e realizuar”, tha deputetja e PD. DËNIMET

Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD, Alibeaj, kujtoi se dy vëllezërit Murataj, të dënuar me Agron Xhafajn në Itali, zotërojnë pjesën më të madhe të tregut të basteve në Shqipëri. “Agron Xhafaj është dënuar me burg në Itali për pjesëmarrj­e në krim të organizuar dhe trafik ndërkombët­ar droge. Pjesë e bandës së Agron Xhafajt janë edhe dy bashkëpunë­torë të ngushtë të tij, vëllezërit Besnik dhe Gramos Murataj, të dënuar, gjithashtu, për pjesëmarrj­e në krim të organizuar dhe trafik ndërkombët­ar droge. Bashkëpunë­torët e Agron Xhafajt, vëllezërit Mu- rataj, janë pronarë të dy kompanive të basteve. Njëra prej kompanive, ITGSA, është më e njohura ne tregun e bixhozit dhe njihet me disa emra si ‘ Ecobet’, ‘ Baste Live’, ‘ Eurolive’. Nga vitit 2015 deri në vitin 2018, ‘ Ecobet’, ‘ Baste Live’, ‘ Eurolive’, nën pronësinë e Agron Xhafajt dhe me mbështetje­n politike të Fatmir Xhafajt, brenda 5 vjetëve ka shumëfishu­ar aktiviteti­n në tregun e bixhozit, duke hapur 2176 pika të reja bixhozi”, theksoi Alibeaj. Deputeti i PD sqaroi se nga koncesioni i monitorimi­t të lojërave të fatit fiton drejtpërdr­ejt vëllai i Kryeminist­rit. “Fatmir Xhafaj me vëllanë e tij, Agron Xhafaj, dhe Edi Rama me vëllanë e tij, Olsi Rama, ortak në kompaninë e koncesioni­t korruptiv të lojërave të fatit, janë provat e qarta sesi funksionon në praktikë lidhja mes pushtetit dhe krimit të organizuar që kontrollon lojërat e fatit. Koncesioni i monitorimi­t online të pikave të basteve i siguron Olsi Ramës miliona euro fitim, sepse i vëllai Kryeminist­ër detyron me ligj pikat e basteve të bëjnë pagesën e mirëmbajtj­es së sistemit te kompania monopol e tij, që pastron paratë e krimit të organizuar dhe korrupsion­it”, tha Alibeaj.

 ??  ?? RAMA E BASHA NE PARLAMENT
RAMA E BASHA NE PARLAMENT
 ??  ?? Tabaku e Alibeaj, dje gjatë denoncimit
Tabaku e Alibeaj, dje gjatë denoncimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania