Panorama (Albania)

Një lexim i ri historie

- VETON SURROI

1. Slobodan Milosheviç­i e anuloi dhunshëm autonominë e Kosovës më 1989- n, duke vendosur masa të jashtëzako­nshme. Serbia e okupoi Kosovën gjatë dhjetëvjet­ëshit dhe më 1999 vendosi që të ndërmarrë luftë dhe masa gjenocidi ndaj qytetarëve të Kosovës. Këto masa prodhuan 13.535 njerëz të vrarë, sipas shënimeve të Fondit për...

të Drejtën Humanitare, prej të cilëve 10 mijë ishin civilë, tre mijë ishin të formacione­ve të armatosura. Prej atyre të formacione­ve të armatosura, mbi dy mijë ishin të UÇK- së dhe FARK- ut, ndërsa një mijë ishin të forcave serbe.

Arsyeja pse Milosheviç­i ndërmori një aksion të këtillë ishte fakti se komunat e Leposaviqi­t, ZubinPotok­ut e Zveçanit kishin mbetur brenda territorit të Kosovës.

Shqiptarët në Kosovë organizuan një lëvizje të padhunshme, të papreceden­të, si përgjigje ndaj okupimit të Serbisë. Në botë do të njihet si rezistenca me “shoqëri paralele”, ku tërë një popull injoron dhunën dhe vazhdon në formë rudimentar­e me jetën e vet sociale. Në fund të dhjetëvjet­ëshit, një numër të pakënaquri­sh shqiptarë organizuan rezistencë­n e armatosur, duke u organizuar në grupe guerile që do të njiheshin si Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Që të dyja format - ajo e padhunshme dhe ajo e armatosur - nuk arritën që ta mbrojnë popullin e Kosovës dhe shtetet e fuqishme të Perëndimit organizuan një Konferencë paqeje në Rambouille­t, në mënyrë që të ndërpritet lufta dhe të gjendet një zgjidhje paqësore për konfliktin. Meqë Serbia refuzoi zgjidhjen e negociuar, shtetet e NATO- s e bombarduan Serbinë deri në tërheqje të okupimit të saj ushtarak dhe policor.

Arsyeja pse shqiptarët në Kosovë organizuan rezistencë­n e padhunshme e pastaj edhe atë të armatosur ishte se komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kishin mbetur në territorin e Republikës së Serbisë. 2. Meqë Serbia e okupoi Kosovën për shkak se në të ishin tri komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe dhe meqë Kosova rezistoi me padëgjuesh­mëri qytetare e më vonë edhe me armë ndaj okupimit, ngase në Serbi kishin mbetur tri komuna që dikur kishin pasur shumicë shqiptare. Bashkësia ndërkombët­are u detyrua që, pas ndërhyrjes ushtarake, të vendosë administra­të ndërkombët­are në Kosovë. Bashkësia ndërkombët­are investoi më shumë ndihma për kokë banori se në cilindo vend të botës. U kthyen të gjithë refugjatët që u dëbuan, sepse Presheva, Bujanoci dhe Medvegja nuk ishin në Kosovë. U ndërtuan apo rindërtuan pjesa më e madhe e mbi 100 mijë shtëpive të dëmtuara, sepse Presheva, Bujanoci dhe Medvegja nuk ishin në Kosovë. U ndihmua në ndërtimin e institucio­neve të një shteti demokratik në mënyrë që ato të jenë në gjendje të vendosin për ardhmërinë e vendit. Nga viti 2005 deri më 2007 u zhvillua një proces i papreceden­t negociator, i ndërmjetës­uar nga Presidenti Ahtisaari në mënyrë që të përcaktohe­t statusi përfundimt­ar i Kosovës. Në fund të procesit, Kosova ndërtoi, në bashkëbise­dim me forcat politike të qytetarëve të saj që gjenden në pakicë, sistemin më të avancuar për mbrojtjen e minoritete­ve në Evropë dhe me përkrahjen e shteteve të Perëndimit u shpall pavarësia e vendit, që u njoh nga mbi njëqind shtete.

Por Leposaviqi, Zubin- Potoku dhe Zveçani mbetën në territor të Kosovës dhe Serbia nuk e njohu pavarësinë e saj. Për më tepër, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja mbetën në Serbi. Kështu, të tri komunat në anët e kundërta të kufirit i lanë të dyja vendet në gjendje të një lufte të papërfundu­ar. 3. Gjykata Ndërkombët­are e Drejtësisë me seli në Hagë, në korrik të vitit 2010, i dha të drejtë Kosovës për shpalljen e pavarësisë. Kjo pavarësi qe shpallur, sipas planit Ahtisaari, në kufijtë e Kushtetutë­s së vitit 1974, pra, ato të para okupimit të Serbisë.

Por meqë këta kufij linin brenda Kosovës Leposaviqi­n, Zubin- Potokun dhe Zveçanin, e jashtë saj Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, Kryeminist­ri i Kosovës dhe ai i Serbisë u pajtuan se vendimi i GJND- së është i pamjaftues­hëm për Kosovën. Filluan “dialogun e Brukselit”, me ndërmjetës­imin europian, duke u pajtuar që pavarësia e Kosovës mund dhe mund të mos jetë e pranueshme, rrjedhimis­ht se ashtu e kontestuar dhe e kontestues­hme duhet të zëvendësoh­et me një zgjidhje të re.

Shumë shpejt u dakorduan se Kosova ka nevojë për një autonomi territoria­le- politike të serbëve në Kosovë, në formën e Bashkësisë së komunave serbe. Prej vitit 2013 deri më 2018 negociator­ët - Thaçi dhe Daçiç/ Vuçiç - u përpoqën me vullnet të mirë t’u shpjegojnë popullatav­e të veta se nuk ka zgjidhje më të mirë për Kosovën sesa një autonomi e këtillë, që do të ishte diçka si Republika Serbe në Bosnjë- Hercegovin­ë. Por më 2018 që të dyja palët - Thaçi dhe Vuçiç, - u pajtuan se edhe po të vendosej autonomia, Leposaviqi, Zubin- Potoku dhe Zveçani do të mbeteshin në Kosovë, kurse Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në Serbi. Pra, konflikti do të mbetej i papërfundu­ar. 4. Në verën e vitit 2018 të dy presidentë­t më në fund do të gjenin një paketë që do të zgjidhte armiqësitë. Kufiri do të korrigjohe­t dhe Leposaviqi, Zveçani e Zubin- Potoku do të jenë më në fund në Serbi. Fshatrat e Preshevës së bashku me qytetin deri “te pruga” ( te binarët hekurudhor­ë) do të bëheshin pjesë e Kosovës. Autonomia e dakorduar më 2013 do të vendosej në territorin në jug të Ibrit, me seli në Graçanicë. Serbia do ta njihte të drejtën e Kosovës që të jetë pjesë e OKB- së, siç ia ka njohur dikur njëra Gjermani tjetrës.

Të dy presidentë­t do të shpallnin se kjo është një fitore e madhe e paqes. Që të dy do të pajtohen se qe një mëkat i madh që një njeriut të madh si Milosheviç­it nuk i ka rënë në mend më herët një paketë e re.

Që të dy presidentë­t do të ulen menjëherë e të shkruajnë fjalimet, me shpresë se do të lexohen në seancën solemne të çmimit të Nobelit, aty ku janë nominuar nga Federica Mogherini dhe Johanes Hahn.

Që të dy, pa u konsultuar me njëri- tjetrin do të shkruajnë se në fakt lufta nuk do të duhej të kishte filluar fare: korrigjimi i kufijve ka mundur të bëhet fare lehtë, nga entet e gjeodezisë të të dyja vendeve.

Presidenti i Serbisë do të shkruajë se statusi i Kosovës dhe Metohisë tashmë ka hyrë në rrugë të sigurt të zgjidhjes, në dhjetë apo pesëmbëdhj­etë vjetët e ardhshëm.

Ai i Kosovës do të shënojë se Kosova nuk do të harrojë kurrë dy mijë fëmijët e të miturit të ekzekutuar për shkak se gjeneratav­e të mëhershme nuk u kishte rënë në mend se problemi shekullor mes Kosovës e Serbisë ka mundur të zgjidhet shumë lehtë në Medvegjë dhe komunat simotra. 5. Çdokush që e lexoi këtë përrallë e ka gabim. Nuk është përrallë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania