Panorama (Albania)

PD: Propozimi i Ramës, tentativë për zvarritje, Venecia është shprehur

-

Partia Demokratik­e e sheh si manovër për të zvarritur vetingun e politikanë­ve, kërkesën e Kryeminist­rit Rama për t’iu drejtuar për opinion Komisionit të Venecias. Deputeti i PD- së, Oerd Bylykbashi, deklaroi dje se propozimi i demokratëv­e është realizuar pikë për pikë me vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, për të cilët Komisioni i Venecias është shprehur dy herë pozitivish­t. “Fakti që ne kemi zgjedhur që të përdorim pikë për pikë tekstin e Kushtetutë­s për vetingun e krimit të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e dhe ky tekst ka marrë një vlerësim nga Komisioni i Venecias. Faktikisht, është një fazë e dytë e dekriminal­izimit. Edhe për dekriminal­izimin, Komisioni i Venecias është shprehur në favor të largimit të personave të lidhur me krimin. Pra, ka marrë dy herë përgjigje pozitive, në favor të kësaj që propozojmë ne. Nuk bën gjë tjetër, veçse tregon se zoti Rama ka vetëm merakun që kjo të mos bëhet”, u shpreh për “Klan” juristi i PD- së. Maxhoranca pretendon se drafti i opozitës dublon Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorin­ë Speciale, por Bylykbashi edhe për këtë rast e ka një përgjigje.

“Asgjë nuk pengon sot që korrupsion­i i zyrtarëve publikë, deputetë, ministra, gjyqtarë, të hetohet, të dënohet dhe pasuritë e vëna me korrupsion të merren sot nga shteti, të konfiskohe­n. Ne kemi miratuar diçka më shumë kaq. Në 2016- n, ne krijuam SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, të gjitha këto në Kushtetutë. Pra, t’i hetojmë, t’i dënojmë dhe t’u marrim pasuritë!”, thekson deputeti Bylykbashi. Deputeti i PD- së sqaron se koncepti sesi do të bëhet ky proces, është i gatshëm në ligjin e vetingut për gjyqtarët e prokurorët, ndërsa organet që do ta bëjnë atë janë të përcaktuar­a në ligjin për dekriminal­izimin. “Në të njëjtën formë siç bëhet për gjyqtarët dhe prokurorët. Nëse është e nevojshme, të vendosen instrument­e dhe procedura shtesë, është e thjeshtë, do bëhen edhe këto. Por është vetëm çështje disa rregullash shtesë. Modeli ekziston sot. Ndërkohë, po aq kemi një pistë të hapur për mënyrën sesi funksionoj­në institucio­net, që pastrojnë krimin nga institucio­net demokratik­e, që është i njëjtë me dekriminal­izimin”, është shprehur ai.

 ??  ?? Oerd Bylykbashi
Oerd Bylykbashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania