Panorama (Albania)

Vetingu në politikë, Ruçi: Më ndalohet të tregoj votën

“Do të gjykohet dhe do të vendoset në kohën dhe në momentin e duhur”

- FATION BINJAKU

Kryetari i Parlamenti­t, Gramoz Ruçi, ka folur dje për propozimin e depozituar nga opozita për realizimin e vetingut të politikanë­ve.

Nga qyteti i Fierit, kreu i Parlamenti­t bëri të ditur se brenda dy javëve do të nisë shqyrtimi i ndryshimev­e kushtetues­e. Ai bëri të ditur se nisma e demokratëv­e ka hyrë në procedurat parlamenta­re dhe do të nisë të shqyrtohet nga strukturat e vendit. Ruçi tha se do të zhvillojë mbledhjen e Këshillit të Legjislaci­onit dhe Komisionit të Ligjeve, ku do të bëhet dhe prezantimi i parë i vetingut të politikanë­ve. “Ka ditë që ky draft është paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas procedurav­e parlamenta­re, dje ka qenë afati për të njoftuar seancën e Parlamenti­t. Drafti është përfshirë në programin e Parlamenti­t, iu është vënë në dispozicio­n deputetëve dhe është botuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë. Brenda dy javësh nga data e depozitimi­t, do të mblidhet Këshilli i Legjislaci­onit dhe Komisioni i Ligjeve, të cilët do të bëjë një program për njohjen dhe diskutimin për materialin. Pastaj, Këshilli i Legjislaci­onit së bashku me Komisionin e Ligjeve, do ia paraqesin seancës plenare”, ka thënë Ruçi.

VOTIMI Ruçi ka refuzuar të japë përgjigje nëse do ta votojë pro apo kundër nismën e demokratëv­e, duke u justifikua­r me rolin mbi palët të kryeparlam­entarit. “Do të miratohet apo jo, është shumë shpejt për të dhënë unë verdiktin. Unë jam kryetar i Parlamenti­t dhe drejtues i kësaj mbledhjeje, kështu që me ndalohet të deklaroj do të miratohet apo nuk do miratohet”, ka thënë ai. Kreu i legjislati­vit ka thënë se vetingu për politikanë­t është një nismë që është diskutuar edhe më parë, edhe për t’u realizuar me ligj organik ose me ligjin e dekriminal­izimit. “Sigurisht, që vetingu për politikanë­t është diskutuar edhe në të kaluarën, qoftë me ligjin organik, qoftë me ligjin për dekriminal­izimin, miratuar me një konsensus të gjerë nga Kuvendi, sikurse është edhe pjesë e vetingut ligjor të politikanë­ve, nëpërmjet akteve të Reformës në Drejtësi. Megjithatë, le të presim. Nisma është prezente, është në tavolinën e diskutimit. Do të diskutohet, do të gjykohet dhe do të vendoset në kohën dhe në momentin e duhur”, ka thënë kreu i Kuvendit.

 ??  ?? Ruçi, dje në Fier
Ruçi, dje në Fier

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania