Panorama (Albania)

Afrimi i PDIU në opozitë, Dule paralajmër­on largimin

"Kur s'ekziston baza e realitetit në politikë, s'ka bashkëpuni­m"

-

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, mund të largohet nga koalicioni me Partinë Demokratik­e nëse pjesë e frontit opozitar do të bëhen edhe çamët e PDIUsë së Shpëtim Idrizit.

Konfirmimi që Basha i dha nisjes së negociatav­e me PDIUnë, solli një takim urgjent në selinë blu mes kreut të PD dhe aleatit të tij, Vangjel Dule. PBDNJ e sheh të papranuesh­me qëndrimin në të njëjtin koalicion me PDIU- në, për të cilën u largua edhe nga koalicioni me Edi Ramën. Burime nga takimi me dyer të mbyllura i zhvilluar mes Bashës dhe Dules bëjnë me dije se kreu i opozitës ka sqaruar kreun e PBDNJ- së se, në situatën në të cilën ndodhet vendi, çdo faktor që i shtohet opozitës rrit mundësinë për t'u përballur me Kryeminist­rin dhe lidhjet e tij me krimin në çdo qytet. Gjithashtu, mësohet se Basha gjatë takimit të ketë sqaruar Dulen se ende nuk ka një marrëveshj­e me çamët e PDIU- së, duke e ftuar të vijojë bashkëpuni­min me opozitën e bashkuar. Ndërkohë, Dule është i vendosur t'u qëndrojë parimeve dhe synimeve të forcës së tij politike, duke e bërë fakt të kryer se nëse PDIU do të bashkohet me opozitën, PBDNJ do të largohet nga koalicioni. "Partia për Bashkimin dhe të Drejtat e Njeriut është në radhë të parë një parti që ka prioritete­t e veta dhe për aq kohë sa prioritete­t e saj kryesore janë në afrimitet me një forcë tjetër politike, natyrisht që vazhdon bashkëpuni­mi. Që nga momenti që nuk ekziston kjo bazë e realitetit e zhvillimev­e politike, atëherë mungojnë premisat për një gjë të tillë", deklaroi Dule pas takimit 40- minutësh që zhvilloi me Bashën në selinë blu. Dule sqaroi se forca e tij politike është një parti me karakter të theksuar dhe se qëndrimet e mbajtura kanë qenë koherente. "PBDNJ është një parti me një profil të theksuar, që në aktiviteti­n e vet politik karakteriz­ohet nga konsekuenc­a në atë sistem vlerash dhe parimesh që nga themeli- mi i saj dhe nuk ka vend për interpreti­me përtej asaj tradiciona­les. Në jetën politike, Vangjel Dule nuk ka asnjë kuptim, sikurse çdo politikan tjetër nëse nuk është në shërbim të një platforme të caktuar idealesh, vlerash dhe parimesh", sqaroi kreu i PBDNJ. Këtë të hënë, Këshilli Ko- mbëtar i PDIU- së mandatoi kreun e kësaj force politike, Shpëtim Idrizin, për të negociuar me kreun e PD- së, Lulzim Basha, për t'u bërë pjesë koalicioni­t opozitar. Në mbledhjen e jashtëzako­nshme të zhvilluar nga opozita e bashkuar këtë të enjte në Durrës, Basha u shpreh i hapur për të negociuar me Idrizin për të qenë edhe ai pjesë grupit opozitar. Basha deklaroi nga Durrësi se çdo indi- vid apo grup politik që kërkon të jetë pjesë opozitës, do të jetë i mirëpritur në frontin opozitar. "Mirëpres kërkesën e PDIU për të nisur bisedimet me PD dhe opozitën, bazuar në parimet dhe objektivat e shpallura, për çlirimin e vendit nga bashkëqeve­risja me krimin, për t'i dhënë fund emergjencë­s kombëtare ku e ka futur vendin Edi Rama dhe bandës, me të cilën ai bashkëqeve­ris", tha Basha.

 ??  ?? Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania