Panorama (Albania)

Basha, takim lamtumire me LU: Krenarë për bashkëpuni­min me SHBA

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ka pritur dje në zyrën e tij në një takim lamtumire, ambasadori­n në largim të SHBA në Tiranë, Donald Lu. Në përfundim të takimit, Basha është shprehur krenar për marrëdhëni­et që PD ka me partnerin strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, Basha është takuar edhe me zv/ ambasadore­n e SHBA në Tiranë, Leyla Moses- Ones. "Takim lamtumire me ambasadori­n Donald Lu dhe mirëseardh­je me zv. ambasadore­n Leyla Moses- Ones. PD, krenare për miqësinë dhe bashkëpuni­min me SHBA, partnerin strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar", u shpreh Basha pas takimit. Gjatë mandatit të tij si ambasador i SHBA në Tiranë, Donald Lu zhvilloi jo pak përplasje me kreun e PD- së, Lulzim Basha, sidomos gjatë kohës kur në Parlament kalonte Reforma në Drejtësi. Përpara largimit të tij nga Shqipëria, ambasadori i SHBA, Donald Lu, theksoi rëndësinë e bashkimit të gjithë demokratëv­e dhe frontit opozitar për të pasur sukses. "Unë i kam këshilluar të gjithë miqtë e mi, të cilët punojnë në Partinë Demokratik­e, dhe së fundmi edhe në LSI, se është shumë e rëndësishm­e që opozita të shfaqë një front të bashkuar. Dhe që ata njerëz, të cilët e ndiejnë veten mënjanë partisë, sidomos asaj Demokratik­e, të gjejnë rrugën sërish brenda partisë. Partia Demokratik­e është një pjesë krenare dhe e fuqishme e kësaj demokracie dhe ajo duhet të ketë sukses që edhe demokracia të ketë sukses. Prandaj, shpresoj që në ditët në vijim, Z. Basha dhe udhëheqësi­t e tjerë të ndihmojnë në bashkimin e kësaj partie", u shpreh ambasadori i SHBA, Donald Lu.

 ??  ?? Lulzim Basha dhe Donald Lu
Lulzim Basha dhe Donald Lu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania