Panorama (Albania)

Masakra e Lushnjës, dy të vrarë e dy të plagosur

Shënjestër u dyshua Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares

- Orges Bilbili Laert Haxhia

Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili dyshohen si autorët që hapën zjarr me breshëri me dy armë automatike nga një automjet në ecje në Lushnjë, ngjarje e ndodhur më 11 tetor të vitit të kaluar. Për pasojë, mbetën të vdekur shtetasit: Jurgen Hoxha, 22 vjeç, dhe Zamir Latifi, 23 vjeç. Gjithashtu, mbeti i plagosur 26- vjeçari Marius Xhepexhiu dhe 66- vjeçari Bujar Turku ( kalimtar). Në momentin e ngjarjes, viktimat kanë qenë në rrugë, në këmbë, bashkë me të plagosurin Xhepexhiu dhe një tjetër shtetas, Sajmir Xhelili. Ndërkaq, pak minuta para atentatit, bashkë me ta ka qenë edhe Xhulio Shkurti. Ky i fundit, nip i Aldo Bares, ishte ndarë nga grupi vetëm disa minuta para se të ndodhte ngjarja. Ai do të shkonte për t’u qethur, për t’iu bashkuar më vonë sërish grupit të miqve. Kjo rrethanë ka bërë Policinë të dyshojë se shënjestër ka qenë pikërisht Xhulio Shkurti dhe se në momentin që autorët kanë hapur zjarr ndaj grupit të të rinjve, nuk kanë qenë në dijeni të largimit të Xhulios. Ky i fundit u plagos një vit para kësaj ngjarjeje, bashkë me Sajmo Xhelilin. Mësohet se prezent në atentatin e 2016- s ka qenë edhe Zamir Latifi, i cili asokohe nuk pësoi plagë. Asokohe nuk pati të arrestuar, por i dyshuar ishte Laert Haxhiu. Ky i fundit ka vrarë shokun e Aldo Bares, Gerti Lala, i njohur me nofkën “Iriqi”, në vitin 2009. Ai doli nga burgu për këtë vrasje në fund të 2014- s, për t’u arrestuar sërish në qershor të vitit 2015 për trafik heroine. Laert Haxhiu është shoku i ngushtë i Saimir Taullaut. Në vitin 2005, vëllai i Saimir Taullaut, Baki Taullau, është ekzekutuar me armë zjarri. Familja Taullau njihet për konfliktin e hapur me bandën e Aldo Bares. Ndërkaq, babai i Xhulios, Ramadan Shkurti, u vra në vitin 1997 nga Artur Daja dhe bashkëpunë­torët e tij. Autori tjetër i dyshuar për vrasjen, Orges Bilbili, rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike. Ai është në kërkim si bashkëpunë­tor i pilotit italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania