Panorama (Albania)

RENEA mësyn në fshat për arrestimin e dy vrasësve, plumb në kokë të moshuarit

Pas informacio­nit se në banesën e 77- vjeçarit strehohesh­in autorët e masakrës së Lushnjës, Laert Haxhiu e Orges Bilbili

- LUSHNJE/ MAJLINDA RAMA

Forcat RENEA futen në fshatin Remas të Lushnjës për arrestimin e dy të kërkuarve për vrasje, por veçse nuk arritën prangosjen e tyre, në rrethana ende të paqarta, mbeti i plagosur me plumb në kokë një banor i moshuar.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 05: 30, kur specialët mësynë në mënyrë të befasishme për të ushtruar kontrolle në banesat e këtij fshati. Sipas burimeve, Policia kishte marrë informacio­n në rrugë operative se aty strehohesh­in shtetasit Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, të dy persona me rekorde kriminale dhe autorë të dyshuar të masakrës së 11 tetorit 2017, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi dhe u plagosën dy të tjerë.

PLAGOSJA Familjarët dhe banorët e fshatit akuzuan Policinë se i kishte tmerruar ata gjatë natës e për më tepër kishin qëlluar me armë zjarri, duke sjellë pasojë plagosjen e 77- vjeçarit Haxhi Lika. Familjarë të tij deklaruan se i moshuari kishte qenë në krevat kur një plumb e ka qëlluar atë. Ndërkaq, Policia bën të ditur se i moshuari nuk i është bindur thirrjes dhe ka dalë në dritare me armë në dorë. Në këto kushte, Policia ka qëlluar me armë dhe në rrethana ende të paqarta 77vjeçari mbeti i plagosur.

“Forcat speciale RENEA, rreth orës 05: 30, kanë ushtruar disa kontrolle banesash në fshatin Remas të Lushnjës. Ndër to edhe banesën e shtetasit H. L., 77 vjeç, pasi disponohej informacio­n se në këtë banesë strehohesh­in dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh. Në momentin që është bërë rrethimi i banesës, konform gjithë procedurav­e standarde të ndërhyrjes, shtetasi H. L. nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë ( rezultoi armë gjahu). Ndodhur në këto kushte, Policia ka qëlluar në ajër, duke i bërë thirrje për të dalë nga banesa. Në rrethana ende të paqarta, shtetasi H. L. është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko- ligjor po punon për përcaktimi­n e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat”, thuhej në njoftimin e Policisë së Shtetit.

FAMILJA Pas plagosjes me plumb në kokë, 77- vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Mjekët konfirmuan se gjendja e të moshuarit është jashtë rrezikut për jetën.

“Ne ishim në dhomë kur plumbi e kapi në kokë”, shprehet mes lotësh bashkëshor­tja e të plagosurit. Ndërkohë, dy djemtë e saj u shoqëruan në Polici, nga ku mësohet se janë marrë në pyetje në lidhje me dy të dyshuarit, për të cilët Policia ka informacio­n se fshiheshin aty. Blutë kryen kontrolle thuajse në të gjitha banesat e fshatit, por nuk është gjetur asnjë gjurmë e të kërkuarve. “Ndërhyrja e armatosur ishte një terror për familjarët. Ndërhyrja në fshat nuk u bë konform ligjit, siç pohon Poli- cia, por në rrethana të tjera, duke shkaktuar presion psikologji­k, frikë dhe terror te banorët e fshatit. Ne e kishin të pamundur të dilnin jashtë sepse kishin frikë. Nuk e dinim se e çfarë na priste jashtë nëse dilnin, nuk kishim idenë se mund të ishte Policia apo se çfarë po ndodhte”, u shpreh një banor i fshatit.

 ??  ?? I moshuari i plagosur, Haxhi Lika
I moshuari i plagosur, Haxhi Lika
 ??  ?? Krevati i gjakosur i 77- vjeçarit
Krevati i gjakosur i 77- vjeçarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania