Panorama (Albania)

Arrestohen 12 drejtues mjetesh, 6 për pije, një për ryshfet

-

Policia Rrugore e Tiranës, në bazë të analizave të bëra për shkaqet e aksidentev­e të ndodhura më parë, si dhe evidentimi­n e njollave të zeza, ka hartuar një tjetër plan operaciona­l “Tispol shtator 2018”, për parandalim­in e aksidentev­e rrugore. Nisur edhe nga fakti që jo vetëm në rrugët urbane, por edhe në disa rrugë interurban­e të kryeqyteti­t, po kryhen punime, ka një fluks të shtuar trafiku dhe për këtë arsye shumë drejtues mjetesh kryejnë manovra të gabuara në rrugë. Manovra të tilla si parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave të lejuara, pozicionim­e të gabuara në korsitë e lëvizjes, mospërdori­m të rripit të sigurimit, kaskës mbrojtëse, përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, shkelje të semaforit dhe mosdhënie përparësie këmbësorëv­e në vijat e bardha etj. Gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar një numër të konsiderue­shëm shkeljesh administra­tive, për të cilat ka përpiluar edhe procesverb­alet përkatëse me qëllim adresimin e tyre për shqyrtim dhe gjykim në Organin Administra­tiv Shtetëror, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Konkretish­t janë konstatuar dhe ndëshkuar 25 drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejuara, janë pezulluar 18 leje drejtimi për drejtim mjeti nen efektin e alkoolit. Janë ndëshkuar me gjoba 35 drejtues mjetesh për mospërdori­m të rripit të sigurimit, 12 për shkelje të semaforit, 25 për parakalim të gabuar dhe 67 drejtues motomjetes­h për mospërdori­m të kaskës mbrojtëse. Gjithashtu, në funksion të kontrollev­e janë arrestuar në kushtet e flagrancës 12 shtetas, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, një për korrupsion aktiv ndaj funksionar­ëve që ushtrojnë funksione publike dhe një për falsifikim të dokumentev­e zyrtare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania