Panorama (Albania)

Rikthehet Edlira Mema! Kush është djali simpatik që i ka “rrëmbyer” zemrën Miss Shqipërisë

-

Shqipëria ka nxjerrë shumë Miss- e pas viteve 90’, por pak prej tyre janë ngulitur thellë në memorien tonë. Njëra prej tyre është edhe Edlira Mema, brunia bukuroshe që u shpall “Miss Shqipëria” në vitin 2005!

Ndryshe nga shumë Miss- e të tjera, ajo nuk zgjodhi të bënte një jetë publike, apo të shfaqej shpesh në media, edhe pse ofertat në këtë drejtim nuk i kanë munguar. Pas kurorës së Miss- it, Edlira mori pjesë edhe në kompeticio­ne të tjera bukurie jashtë vendit, ku korri mjaft sukses, pasi rrëmbeu çmimin e “Miss Globe” dhe “Miss Turizmi” në Kinë dhe në Maltë. Tashmë, Edlira është diplomuar si juriste dhe prej disa vitesh është pjesë e administra­tës shtetërore, në Ministrinë e Energjitik­ës, pranë AKBN- së, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore.

Por, së fundmi, kemi të reja edhe nga jeta e saj private, pasi Edlira është fejuar me një djalë mjaft simpatik nga Tirana. Nga fotot që kemi mundur të sigurojmë përmes burimeve tona, dyshja duket shumë e lumtur pranë njëri- tjetrit dhe këtë verë kanë shëtitur anembanë botës nga Amsterdami në Gjermani e shumë vende të tjera të botës.

Sipas burimeve të afërta pranë çifitit, mësuam se djali quhet Olsi, ai është një ekonomist mjaft i zoti, flet disa gjuhë të huaja dhe tashmë e ka ndërtuar jetën e tij në Gjermani, ku dhe çifti pritet të zhvendoset së shpejti për të jetuar së bashku.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 10 vite që nga momenti kur Edlira u shpall “Miss Shqipëria”, ajo çka të bie në sy, ndërsa sheh fotot e saj, është e njëjta freski dhe bukuri njëlloj si atëherë. Të afërt të Edlirës tregojnë se ajo është e lidhur shumë me familjen e saj, prindërit dhe motrën, por sidomos me të ëmën.

Në fotot e saj gjatë pushimeve e sheh shumë shpesh të shoqëruar nga e ëma, zonja Lida Mema, një grua mjaft fisnike, prej nga duket se Lira ka trashëguar edhe bukurinë. Përveç të qenit nënë e bijë, të dyja i bashkon edhe një pasion dhe dashuri e madhe për kafshët; pasi janë kujdesur për shumë kafshë në nevojë, duke bashkëpunu­ar me shoqata të ndryshme në mbrojtje të tyre.

Edlirës i urojmë jetë të lumtur me njeriun që ka zgjedhur të ketë në krah dhe shpresojmë që të rishfaqet sërish me lajme të bukura.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania