Panorama (Albania)

Daçiç: FSK është rrezik. Lista Serbe: Kosova nuk e bën dot pa ne

-

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka komentuar rreth iniciativa­ve në Kosovë për transformi­min e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. Sipas Daçiç, kjo kërcënon stabilitet­in dhe sigurinë. Daçiç tha se formimi i Ushtrisë është në kundërshti­m me rendin juridik ndërkombët­ar aktual dhe Rezolutën 1244, që e konsideron KFORin si të vetmen formë të pranisë ushtarake atje. Daçiç ka thënë se formimi i një ushtrie që do të shërbente krahas KFOR- it, nuk mund të bëhet për ndonjë arsye, përveç një konflikti të ri. “Për çfarë tjetër do të shërbente ajo forcë krahas KFOR- it, pos për ndonjë konflikt eventual”, ka thënë Daçiç. Ndërsa nënkryetar­i i Listës Serbe në Parlamenti­n e Kosovës, Igor Simiç, ka thënë se tentimi i qeverisë Haradinaj për themelimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës po bëhet për të nxitur tensione pas vizitës së Vuçiçit në Kosovë. Sipas tij, një gjë e tillë po bëhet edhe për të tërhequr vëmendjen nga dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. “Pa pëlqimin e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës dhe pa ndryshime të Kushtetutë­s, është e pamundur që FSK- ja të transformo­het në Ushtri”, ka thënë Simiç. Qeveria Haradinaj ka miratuar të enjten tri projektlig­je për shndërrimi­n e FSK- së në Forcë të Armatosur të Republikës së Kosovës. Kjo u kundërshtu­a edhe nga Presidenti Hashim Thaçi, i cili tha se parimisht nuk është kundër, por në këtë mënyrë, pa u konsultuar me partnerët ndërkombët­are, do të ndikonte, sipas tij, vetëm për të krijuar izolim të Kosovës. Ambasada e SHBA- ve në Kosovë reagoi, duke shprehur keqardhjen që qeveria e Kosovës nuk është konsultuar me ta përpara se të merrte një masë të tillë. Ndërsa NATO ka mbështetur zhvillimin e FSK- së në strukturën aktuale, por shfaqi besimin se çdo ndryshim duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutë­n e Kosovës.

 ??  ?? Deputetët e Listës Serbe
Deputetët e Listës Serbe
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania