Panorama (Albania)

Turqia frenon sulmin në Idlib, OKB: Do të ishte një katastrofë

Assad i jep përkohësis­ht mundësi Ankarasë të shpërndajë rebelët

-

Qeveria e Sirisë ka ndalur përkohësis­ht ofensivën tokësore të planifikua­r në Idlib, për të cilën Kombet e Bashkuara kanë paralajmër­uar se mund të shkaktojë katastrofë­n më të keqe humanitare të shekullit të 21- të.

Vendimi u mor në mes të tensioneve në rritje midis aleancës siriane me Rusinë dhe Turqisë fqinje. Frenimi i ofensivës së planifikua­r në fortesën e madhe rebele i dha Ankarasë më shumë kohë për të bindur grupet e armatosura të mbështetur­a prej saj që të shpërndahe­n. Kjo vonesë për ofensivën e paralajmër­uar nga OKB si katastrofë humanitare, pason lëvizjet e Turqisë për të forcuar pozicionet e saj në provincën Idlib. Turqia ka mbledhur forca edhe në kufijtë e saj për të penguar civilët sirianë, që mund të hyjnë si refugjatë në territor, pasi të iknin nga luftimet. Pas bisedimeve javën e kaluar me Iranin dhe Rusinë, që janë mbështetës­it kryesorë të Presidenti­t sirian Bashar alAssad, Turqia ka siguruar më shumë kohë për të bindur grupet e armatosura për të evakuuar provincën. Forcat ruse dhe siriane kanë kryer disa dhjetëra sulme ajrore gjatë dy javëve të fundit, por duket se po përgatiten për një sulm tokësor. Javën e kaluar në Teheran, liderët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit u takun për të diskutuar mbi Sirinë dhe zgjidhjet e mundshme për konfliktin e saj. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i bëri jehonë shqetësime­ve të SHBA- ve dhe Europës për një sulm në Idlib. Të hënën, Erdogan tha në një intervistë për “The Wall Street Journal” se bashkësia ndërkombët­are duhej të ndalonte Assad që të sulmonte Idlib- in. Kombet e Bashkuara mbajtën bisedime të tjera të premten në Gjenevë për të diskutuar situatën në Siri. Pas një takimi të ndërmjetës­uar nga OKB në fillim të kësaj jave, i dërguari i Rusisë për Sirinë, Aleksander Lavrentiev, tha se një zgjidhje paqësore në Idlib ishte ende e mundur, nëse Turqia arrin të ndajë opozitën e moderuar nga grupet ekstremist­e. “Është e mundur të abstenojnë nga përdorimi i forcës ushtarake”, u tha ai gazetarëve. Rezultati i “lojës” në veri të Sirisë është i komplikuar nga disa interesa të huaja, por kryesisht për Turqinë. Idlibi është shtëpi për rreth tre milionë sirianë dhe Turqia shqetësohe­t se një ofensivë ushtarake do t’i shtyjë shumë prej tyre drejt kufijve të saj. Në “Wall Street Journal” shkruhet në një analizë mbi situatën në Siti, se Turqia gjithashtu synon të luajë një rol në formësimin e politikës së pasluftës në atë vend dhe rindërtimi­n e ekonomisë së saj të shkatërrua­r, duke forcuar edhe pozitat e saj. Për momentin, konflikti në Idlib është qetësuar, por mund të nisë në çdo kohë, nëse nisma e Turqisë dështon. SHBA ka thënë se do të ndërhyjë vetëm nëse forcat e Assad përdorin armë kimike.

 ??  ?? Idlib pas disa bombardime­ve
Idlib pas disa bombardime­ve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania