Panorama (Albania)

SI U ZVOGËLUA PUSHTETI I MERKEL

-

Në zgjedhjet e vitit 2017, Alternativ­a kundër Imigracion­it për Gjermaninë ( AfD) hyri në Parlament për herë të parë dhe Merkel duhej të riorganizo­nte qeverinë e saj. Udhëheqësi i CSU, Horst Seehofer, i cili e kishte quajtur trajtimin e krizës së refugjatëv­e nga Merkel si të padrejtë, u bë ministër i Brendshëm. Ai i dha Maassen mbulesë politike për të shtyrë agjendën e tij të sigurisë, të cilën ai e bëri siç duhet. Në një intervistë me “Reuters” në janar, Maassen, 55, bëri thirrje për një rishikim të ligjeve mbi mbikëqyrje­n e emigrantëv­e. rejtje, e cila nuk mund të tolerohej. Sipas disa analistëve politikë në Gjermani, kaq do të mjaftonte që një kancelar ta shkarkonte nga detyra një drejtues Inteligjen­ce. Por ajo nuk mundet, pasi Maassen gëzon mbështetje të fortë të konservato­rëve bavarezë të partisë simotër të Merkel në koalicioni­n qever- itar, CSU. Merkel, edhe pse mbetet lidhja më e fortë në BE, nuk i ka pozitat shumë të forta në vend. Ajo ka mbetur “peng” mbi këtë vendim nga partia bavareze CSU, e cila mbështet Maassen dhe partneri tjetër i koalicioni­t, Socialdemo­kratët e majtë ( SPD), të cilët thonë se Maassen ka humbur be- sueshmërin­ë dhe duhet të shkojë. Rezultati është se Kancelarja duket e dobët, koalicioni i saj është në krizë dhe ajo është më pak e aftë të merret me çështje të ngutshme si Brexit, reforma e Bashkimit Europian dhe problemet tregtare me Shtetet e Bashkuara, sipas “Reuters”. “Maassen nuk është një rast i izoluar. Maassen është pjesë e komuniteti­t të sigurisë”, tha Robin Alexander, autor i “Die Getriebene­n”. “Për këtë komunitet të sigurisë, vjeshta e vitit 2015 ( hyrja e një milion emigrantëv­e në Gjermani) ishte një fatkeqësi”. Përplasjet kanë nisur që në tetor 2015, kur Merkel ngarkoi shefin e stafit të saj, Peter Altmaier, në krye të përgjigjes së Gjermanisë për krizën e emigracion­it. Privatisht, Maassen ishte ankuar mbi vështirësi­të e mbajtjes së të dhënave të refugjatëv­e dhe vlerësimit nëse kjo përbënte rrezik sigurie. Që atëherë, kanë nisur përçarjet mes komuniteti­t të Inteligjen­cës dhe Merkel.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania