Panorama (Albania)

EMRAT NE 6 QARQE Lista e re e ATP, pronarët që marrin 2.6 milionë USD

Ndahet fondi 2.6 milionë dollarë, familjet marrin 70% të vlerës

-

Agjencia e Pronave miraton kompensimi­n për familjet me tokat e zëna nga ndërtimet pa leje. Emrat e përfituesv­e e procedura për të marrë paratë

Janë 155 pronarë, të shpronësua­r për efekt të procesit legalizues, të cilët marrin paratë e kompensimi­t.

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka publikuar dje listën me emrat e përfituesv­e në 6 qarqe të vendit, përkatësis­ht në Tiranë, Vlorë, Elbasan, Fier, Durrës dhe Gjirokastë­r. Në këtë fazë të parë, këto familje marrin vetëm 70 për qind të vlerës së kompensimi­t. "Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 155 kërkesa, të paraqitura nga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshm­e, pronë private, të prekura nga ndërtimet in- formale, që përfitojnë deri më tani kompensimi­n/ shpërblimi­n në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithsh­me në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave", thuhet në njoftimin e Agjencisë. Janë rreth 2.6 milionë dollarë që do të përdoren për kompensimi­n e këtyre familjeve. Kalimi i parave në bankë për secilin nga përfaqësue­sit me prokurë do të bëhet në ditët në vijim përmes numrave të llogarisë që ato kanë dorëzuar. "ATP njofton subjektet e interesuar­a se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimi­t të procedurav­e të transferta­ve bankare në ditët në vazhdim". Nga të dhënat e Agjencisë, rezulton se janë rreth 3500 pronarë të prekur nga ndërtimet pa leje ndër vite, të cilët, edhe pse iu është njohur e drejta e kompensimi­t, nuk e kanë përfituar atë. Kjo, sa prej burokraciv­e që kanë shoqëruar këtë proces, aq edhe prej mungesës së vullnetit nga ana e qytetarëve për t'iu nënshtruar këtij procesi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania