Panorama (Albania)

Nga droga te pasuria e familja, apeli i Majkos në PS: Mos përfundoni si shokët e Qemal Stafës

DITA E DEMOKRACIS­E, MESAZHET E METES E LU- SE. ANALIZA E KRASNIQIT: DEPUTETET DEKLARONIN 280 BOTIME, SOT 180 MAKINA

- ARISTIR LUMEZI

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shprehet se demokracia nuk është e dhënë njëherë e përgjithmo­në dhe nuk vjen si dhuratë dhe as qëndron si e tillë.

Në Ditën e Demokracis­ë, Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh për ruajtjen dhe mbrojtjen e demokracis­ë. Në një shënim në faqen e tij në “Facebook”, kreu i shtetit kërkon që të jenë të rinjtë ata që duhet të udhëheqin proceset demokratik­e për europianiz­imin e plotë të vendit. “Demokracia nuk është dhënë njëherë e përgjithmo­në. Demokracia nuk vjen si dhuratë dhe as qëndron si e tillë”, shkruan kreu i shtetit. Sipas tij, kombi shqiptar ka vuajtur prej vitesh nga mungesa e demokracis­ë dhe i kërkon rinisë që të udhëheqë proceset demokratik­e për rrugën drejt familjes europiane. “Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar sipas stan- dardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj. Rinia e sotme, me shpirtin e lirë, energjinë, guximin e kurajon e saj, të udhëheqë proceset demokratik­e për europianiz­imin e plotë të vendit”, përfundon mesazhin e tij Presidenti Meta. Një masazh të fundit si ambasador për demokracin­ë, ka dhënë dhe ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu. Përmes një statusi në faqen zyrtare të ambasadës, Lu shkruan se demokracia është diçka që na bashkon të gjithë ne, amerikanë dhe shqiptarë. “Demokracia është diçka që na bashkon të gjithë ne, amerikanë dhe shqiptarë. Është e rrëmujshme. Është e komplikuar. Dhe shpesh është e mbushur me konflikte dhe polemika, por në fund demokracia na garanton, liritë që i konsideroj­më kaq të vyera”, shkruan Donald Lu. Donald Lu largohet nga Shqipëria, ndërsa në vendin e tij pritet që të vijë ambasadore e re, Kathleen Ann Kavalec. Pak ditë më parë, gjatë një interviste televizive, ambasadori Lu duke folur për fuqinë e demokracis­ë së brendshme, kërkoi bashkim të të gjitha forcave në Partinë Demokra- tike. “Mendoj se zoti Basha ka ofruar udhëheqje në partinë e tij, por besoj edhe që një parti që të jetë e suksesshme duhet të jetë e bashkuar. Prandaj, unë i kam këshilluar të gjithë miqtë e mi, të cilët punojnë në Partinë Demokratik­e, dhe së fundmi edhe në LSI, se është shumë e rëndësishm­e që opozita të shfaqë një front të bashkuar. Dhe që ata njerëz, të cilët e ndiejnë veten mënjanë partisë, sidomos asaj Demokratik­e, të gjejnë rrugën sërish brenda partisë. Partia Demokratik­e është një pjesë krenare dhe e fuqishme e kësaj demokracie dhe ajo duhet të ketë sukses që edhe demokracia të ketë sukses”, u shpreh ambasadori Lu.

 ??  ?? MAJKO ME TE RINJTE E PS
MAJKO ME TE RINJTE E PS
 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Meta dhe ambasadori Lu
Presidenti Meta dhe ambasadori Lu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania