Panorama (Albania)

Basha dhe Idrizi firmosin paktin, PDIU rreshtohet në koalicioni­n opozitar

MEMORANDUM­I I BASHKEPUNI­MIT, ZGJEDHJET DHE ÇESHTJA ÇAME

- ARISTIR LUMEZI

Partia Demokratik­e dhe Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet zyrtarizua­n bashkëpuni­min e tyre 9 muaj para zgjedhjeve vendore të 2019- s.

Pas një ore takim të zhvilluar mes dy kryetarëve dhe drejtuesve të tjerë partiakë, palët njoftuan se PDIU- ja, e cila në themel të programit të saj ka çështjen çame, do të rreshtohet në frontin opozitar. "Opozita është në frontin më të gjerë dhe më e angazhuar dhe e fortë me bashkimin e të gjithë faktorëve kryesorë politikë të vendit pas konkludimi­t me sukses të bisedimeve me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet për të shërbyer në interesin e qytetarëve në këtë moment kritik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Partia Demokratik­e dhe Opozita e Bashkuar kanë sot një mision jetik për çdo familje shqiptare. T'i japim fund bashkëqeve­risjes me krimin, të largojmë një orë e më parë aleancën e pushtetit me krimin që ka zaptuar Qeverinë, Parlamenti­n, institucio­net e drejtësisë, Policinë, të çlirojmë vendin nga sundimi i bandave. Do garantojmë lëvizjen e lirë për shqiptarët e Çamërisë dhe pronat", tha Basha. Nga ana e tij, kreu i PBDNJ- së, Shpëtim Idrizi, kërkoi zgjidhje të drejtë e të shpejtë për çështjen çame, ndërsa u shpreh se vendi ka nevojë për një opozitë të fortë. "Unë sot dua të shpreh që Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet deri më sot ka qenë në opozitë, sot është pjesë e Opozitës së Bashkuar, sepse përballë një maxhorance arrogante, një ekonomie pa busull që nuk orientohet nga prodhimi, përballë një krimi në realitet në rritje, trafiqeve dhe ajo që është më e rënda, braktisjes së këtij vendi nga shqiptarët, ne kemi nevojë që të kemi një opozitë të fortë", tha Idrizi.

MEMORANDUM­I

Dy kryetarët e partive që nënshkruan memorandum­in e bashkëpuni­mit, Lulzim Basha dhe Shpëtim Idrizi, ranë dakord që të punojnë për të rikthyer normalitet­in politik e institucio­nal në vend si dhe të krijojnë kushtet për ndarjen e politikës nga krimi si një plagë që po rrënon çdo standard demokracie në vend. Gjithashtu, ky bashkëpuni­m do të synojë krijimin e kushteve për zgjedhje të lira, të drejta e të ndershme, ku të respektohe­t barazia e votës e të sig- urohet numërimi i saj. PD dhe PDIU angazhohen në memorandum­in e tyre të bashkëpuni­mit që të përpiqen për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithsh­me dhe vendore me qëllim rikthimin urgjent të normalitet­it në vend dhe ndarjen e sistemit politik nga fenomeni i blerjes së votës, mosnumërim­it apo keqnumërim­it të saj, nga krimi dhe trafiqet. Zgjidhja e çështjes çame është një tjetër pikë, që i bashkon të dy partitë në këtë koalicion. "PD dhe PDIU bien dakord që në përputhje me Konventën Europiane ' Për të Drejtat e Njeriut', Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë për çështjen çame, të angazhohen për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëv­e të Çamërisë në dimensione­t e saj të kujtesës historike, nderimit dhe respektimi­t të viktimave, garantimit të lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë të lindur në Çamëri si dhe mbështetje­s për zgjidhjen diplomatik­e dhe juridike të çështjeve pronësore", thuhet në memorandum­in e bashkëpuni­mit.

 ??  ?? Basha dhe Idrizi, dje gjatë takimit
Basha dhe Idrizi, dje gjatë takimit
 ?? Gjatë takimit Basha- Idrizi, para finalizimi­t të marrëveshj­es ??
Gjatë takimit Basha- Idrizi, para finalizimi­t të marrëveshj­es

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania