Panorama (Albania)

“Rrno vetëm me gatue” dhe një foto nga Namik Dokle!

- AGRON GJEKMARKAJ

Historinë çdokush e jeton në mënyrën e vet, për kushtëzim a zgjedhje! ...

Rama e din boll mirë çka ban e pse e ban, se der tash llogaria i del! Ajo më cinikja dhe egoistja e pushtetit personal, e cila i leberat në vesh si sibilat, duke i thënë që progresi yt është edhe i Shqipërisë. Edhe Luli pa mëdyshje e din pse u josh nga magjia, po, medet, s'i doli hesapi. Basha ka fatin, por jo ende shumë kohë që të gjejë moton e tij! Një mund t'ia huazojmë "Rrno jo vetëm për interesin tënd, por të të gjithë atyre që "volens", "nolens" detyrohen me pa nga ti". Për nji qeveri kësisoj mundesh me thanë që "rrnon me ba dame " e për nji opozitë të tillë "Rrnon për me ndryshue nëse don me ekzistue" në nji Shqipëri të lodhur e topitur, qe s'ka durim me dëgjue asgja veç trokun e zorrëve të cimbisur, nga ata që rrnojnë për të gatuar gjellën tonë të përditshme!

... Pozicionet, në të cilat ajo të vendos janë të ndryshme, të çuditshme, irracional­e e shpesh pa ndjeshmëri. Mes tyre noton tirani dhe martiri, despotizmi dhe liria, ku shpesh turma mbështetet dhe manipulohe­t prej të parit. Ndonjë si At Zef Pllumi u gjend në zemër të mekanizmit tragjik nga viti 19441990. Pa e kërkuar e gjet vit pas viti mbi supet e veta mantelin mbushur me gjemba të martirit! Nuk ishte një rastësi për asnjërën palë. Si një dikotomi e pashmangsh­me u ndërtua ajo. Në një moment të historisë sonë, kur indi kombëtar, shpirtëror dhe intelektua­l po rrafshohej, po thyhej nga dhuna e shndërruar ne pushtet, nga skuadrat e pushkatimi­t që "liberatorë­t" ngrehën për të gjithë ata që paradoksal­isht, në vend të purgave, predikonin dashurinë edhe kur plotoni çonte gishtin në këmbëz, ai merr një urdhër të epërm, "djalë, rrno vetëm për me tregue"! Një porosi kësodore atje nga mali i ullinjve afër kryqëzimit mes vikamash ngjethëse, të cilat do të shoqëronin njerëzimin në rrugëtimin e tij, Jezu Krishti u pat klithur apostujve të tij të çoroditur nga tis i natës që afrohej kobshëm.

Një Shqipëri e "vjetër" po shuhej nën shiun që përzihej me gjak buzë çinarëve në Rrmaj të Shkodrës, në jug e qendër, dhe një tjetër e "re" po lindte hullive të terrorit, perversite­tit dhe idiotësisë kolektive. Një lindje, pjellore kjo. Kryqëzuar, pa rrugëdalje, me këtë amanet At Zef Pllumi shndërrohe­t në bartës dhe bard të testamenti­t më të rëndë, që përcakton marrëdhëni­en ndërmjet një individi dhe vendit të vet, që manipulon dëshminë dhe vret dëshmitarë­t, të cilin jeta vepër dhe vepra jete e shndërrojn­ë në personalit­et, në shkrimtar jashtë çdo krahasimi e misionar të rebeluar! Mes së keqes në shtrirje dhe së mirës në tkurrje, edhe pse është kah errët, ai rri me të paktët! Një ndërgjegje fotografik­e, analitike e kritike, i pazakontë si rrënimtar, Pllumi shkroi atë libër që të zë rrugën e nuk e shmang dot asnjë mendje e civilizuar ( se ato të rrëmyetat ngarkuar me ideologji, mbështjell­ë me kasketa a të tjera veshje, ëndërrojnë të ngrohen në flakën e tij), teksa dëshiron të kontekstua­lizojë vetveten me kohën, hapësirën dhe shoqërinë, të cilat harkojnë historinë bashkëkoho­re shqiptare. Një nga ato tekste është "Rrno vetëm për me tregue", që nëse do ta minimalizo­sh maksimalis­ht pangeshëm, të mëson menjëherë se si të mbetesh njeri kur të jesh i tillë ngjan si pengesë a ngarkesë e tepërt!

Më yshti një gjetje e shfaqur në Pazarin e ri të Tiranës në një nga restorante­t e atij cepi, me bekimin a jo të Lal Erit nuk është e lehtë ta dish. Një pronari i kishte funksionua­r nënvetëdij­a dhe është për t'u përgëzuar që leximi e ka çuar drejt nji gjetjeje si ajo që u rrethua me zhurmë! Ai kishte transformu­ar titullin e famshëm nga "Rrno vetëm për me tregue" në "Rrno vetëm për me gatue"! Zotnia kishte identifiku­ar pasionin e Pllumit me të vetin e në këtë rast meriton përgëzim për guximin e skajshëm, për të futur shpirtin në bark! Komerciali­zime të tilla, kudo në botë janë të njohura. Por duke e tejkaluar rastin konkret, tragjizmi i atij rrëfimi dhe gëzimi i gatimit të çojnë drejt një reflektimi më të thellë! Pa dashje, gastronomi në fjalë ka përkufizua­r një epokë, atë të pas Pllumit, kohën e barkut- kacek!

Po, po "Rrno vetëm me gatue", e cila mund të shoqërohet me plot gjetje të tjera, si "Rrno veç me hangër e me fry calikun", "Rrno vetëm me vjedhë", "Rrno vetëm me rrejt", "Rrno vetëm me sundue", "Rrno vetëm me u servilos", "Rrno vetëm me bërtit urraaa, rroftë qeveria, poshtë opozita"! "Rrno vetëm me bërtit rroftë Kryeminist­ri, rroftë Kryetari, rroftë dudumi, rroftë kostumi", "Rrno me pi hashash", "Rrno me ba PPP e me marrë koncesione", "Rrno me heshtë e me ba kompromise", "Rrno me u ba fasadë", "Rrno me tundë kryet me gëzim pas çdo poshtërimi" e plot këso gjetjesh, të cilat janë shnderrue në klonin e jetës së përditshme arbërore qysh atij dhjetori që na u dha liria me e thanë me brohorima gjenialite­tin e ri që korruptoi vetë lirinë!

Nga vështrime të tilla, pa alegri me të drejtë, ndokush që në kujtesë ka buhavitje me kujtime të përzhitura dhimbjesh, të cilat në vendin e tij i rrëfeu bash ai, frati, "ideologu i lirisë kundër tiranisë", siç e pat thirrur herët dishepulli i tij Aurel Plasari, u trondit nga metamorfoz­a e atij kapaku me fytyrën e pllumit shkartisur në skifter, i cili gjithë jetën trajtoi keq barkun t'u u mundue me ushqye shpirtin dhe mendjen!

Po e vërteta nuk tjetërsohe­t nga brengat e askujt. Jemi në epokën ku mbi këso doktrinash menaxhohet ky vend! Çka marr unë? Çka fitoj unë? Ky është refreni i përditshëm. Shikoni partitë politike shqiptare, në të cilat togfjalësh­i standarde demokratik­e vlen më pak se një lëvere. Në një vend kaq të vogël, me një Kryeminist­ër të lexuar e madje publicist i mirë ( të shkruarit nuk është kurrë rastësor), dikur me plot referenca kulturore, ka ndërtuar një formacion politik ku urrehen intelektua­lët! Me perfeksion që të vë në mendime, ka ngritur kultin e bindjes dhe të politikani­t robot. Asnjë lloj kundërshti­e nuk merr frymë, 75 votat për shembjen e teatrit dhe grabitjen e tokës ishin testi! Rasti i fundit qe me deputetin e Laçit, Gjetan Gjetani, i cili tha një të vërtetë përtej arsyeve që e shtynë.

Ndoshta xheloz për faktin që ai nuk quhet Edi, si Gjeta e nuk i rikumbon emri te mbiemri, e përjashtoi nga partia. Mbase ka përkëdhelu­r edhe besimin socrealist t? ë militantëv­e të vet, sepse emrin Gjetan iu kujton diversantë­t, të cilët partia dhe komandanti i shtypin me grusht të hekurt. Lajet, çdo kryetare lagjeje a fronti e munguar, debatikas të Kinostudio­s me kinde e jelek me sumbulla, me mjekra e qose, na mbajnë fjalime çdo natë të lume. Hej Zot, ku je? Fukarallëk­u të bën të brishtë e të matur se të vjen me rrahë televizori­n me shkop! E pra, Kryeminist­ri e bën me dashje. Çfarë magjie negative ka ky vend që çdo njeri kur merr pushtet shndërrohe­t në despot otoman, të vogël e të madh, sipas rangut e vendit nga fshati në qytet, nga skaji në metropol, nga kafja e periferisë në Rogner a ish- Sheraton?!

Rama do të këndojë në mes të shkretëtir­ës intelektua­le, madje edhe të recitojë vjersha si i vetmi poet i letërsisë dhe politikës! Një foto e postuar nga Namik Dokle m'i nxiti këto ide, ( anipse jo të gjitha objektive) nga Grupi Parlamenta­r Socialist i viteve 1992- 1996! Shumë prej tyre qenë intelektua­lë të fushave të ndryshme, profesorë e profesioni­stë me emër. I kemi shpesh gjykuar emocionali­sht, e përbuzur për nostalgjit­ë komuniste, për mungesën e kurajës për të kërkuar falje për të kaluarën e krimet në fytyrën e saj, por mbase sot kujtohemi të pranojmë se ishin shumë më të ndershëm e idealistë, paçka se patetikë edhe në gabimet e tyre dukshëm shumë më të ditur e kurajozë se këta të parlamenti­t aktual.

Tani ministrush­et, ministrush­at, djalkat e cucat e Edi Ramës pa iu bere syri tërr lexojnë, këlthasin, bërtasin ndërkohë që u bie gusha, u rritet barku, u shkëlqen qimja me sfonde plot ngjyra nga pas të "Shqipërisë që duam", të asaj që arsyeton me bark! Këta janë bijtë e epokës, të pagabueshë­m ne disa instinkte, që e meritojnë thënien e kuzhinieri­t "Rrno vetëm me gatue", "Rrno me jetue si mbret" në nji vend me skllevër të lirë, me emigrue, me jetue keq, me u nënshtrue pa negociata! Shikoni foton e Namikut dhe foton e Rilindjes! Njeriu pa cilësi është gjetja që sondazhet e Edi Ramës favorizuak­an. Dekulturim­i i politikes, i cili vret të gjithë fëmijët që e shohin Mbretin lakuriq.

Kah Opozita, çka me thanë! Sali Berishës i takon me shkrue "Rrno për me vajtue" si Priami për Hektorin e vramë! E pra, Lulzim Basha është një burrë i shkolluem mirë në atdheun e Erazmit, i shtruem në të biseduem, i qetë dhe qytetar. Basha nuk përpiqet me konkurrue Ajnshtajni­n. I palidhun me botën e krimit, gjë që po ia marrin për dobësi, kur në fakt është vlerë. Por tradita i bëri magjinë, për të cilën folëm më sipër. Skropi i banaliteti­t i ka zanë sytë dhe i ka lidhur duart me konopin e tij të yndyrshëm! Banaliteti nuk jep shpresë, veç rënkime fund e majë, të lidh gjuhën, të vret kohën, të fundos shpresën. Ditën që Basha do të ndahet prej tij, ai në atë moment mund të shohë kah Kryeminist­ria. Duhet pak guxim. E djathta në Shqipëri bëhet shumicë vetëm kur sheh lart!

Me gjasë edhe Luli, me sundue pa kundërshti nji parti të zvoglueme prej së cilës pritet me i thanë ndal Edi Ramës, që ka zëvëndësue mesinë ndër ne t'u u sjellë si babë e nanë, si gjysh e gjyshe, si polic e si gjykatës, si poet e mësues, si plak i vitit të ri e si ashik sokaku, si hokatar e profet, natë për natë me tuitër, feisbuk, video, intervista, veproi kështu jangellesh!

Rama e din boll mirë çka ban e pse e ban, se der tash llogaria i del! Ajo më cinikja dhe egoistja e pushtetit personal, e cila i leberat në vesh si sibilat, duke i thënë që progresi yt është edhe i Shqipërisë. Edhe Luli pa mëdyshje e din pse u josh nga magjia, po, medet, s'i doli hesapi. Basha ka fatin, por jo ende shumë kohë që të gjejë moton e tij! Një mund t'ia huazojmë "Rrno jo vetëm për interesin tënd, por të të gjithë atyre që "volens", "nolens" detyrohen me pa nga ti". Për nji qeveri kësisoj mundesh me thanë që "rrnon me ba dame " e për nji opozitë të tillë "Rrnon për me ndryshue nëse don me ekzistue" në nji Shqipëri të lodhur e topitur, qe s'ka durim me dëgjue asgja veç trokun e zorrëve të cimbisur, nga ata që rrnojnë për të gatuar gjellën tonë të përditshme!

 ??  ??
 ??  ?? Nga dreka me një pjesë të deputetëve socialistë ‘ 92-’ 96
Nga dreka me një pjesë të deputetëve socialistë ‘ 92-’ 96

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania