Panorama (Albania)

Kurti: Një idiot si Thaçi mund ta shpëtojë Vuçiçin

-

Lideri i Lëvizjes Vetëvendos­je, Albin Kurti, i ka bërë një analizë fjalimit të Aleksander Vuçiç në Kosovë. "Fjalimi i Vuçiçit ishte vajtues. Mirëpo, kur vajton një njeri i fuqishëm, situata është e rrezikshme. Ky fjalim... i ngjante fjalimit të Milosheviç­it në Fushë- Kosovë, më 24 prill 1987. Atëbotë, Milosheviç­i do t'u thoshte serbëve ' askush nuk guxon t'ju rrahë'. Me këtë ' mbrojtje' të serbëve pati nisur asokohe sulmi i madh mbi shqiptarët dhe Kosovën", kujtoi Kurti. "' Për asnjë çast nuk do të kem mëdyshje në nevojën për ta mbrojtur popullin tonë, nëse sulmohet', tha Vuçiç. Ky është gjithsesi një kërcënim, sepse në Kosovë nuk ka më krim ndëretnik. Edhe vetë serbët thonë atë që e dinë: Oliver Ivanoviçin nuk e vranë shqiptarët, por Beogradi", ka shkruar Kurti. "Pas këtij fjalimi... të mendosh se mund të merresh vesh a pajtohesh me Vuçiçin, do të thotë që ke rënë në pozitat e nacionaliz­mit serbomadh ( dhe këtu pak ka rëndësi se a nga frika prej lepuri apo naiviteti prej struci ke besuar të jetë vegjetaria­n krokodili). Vetëm një frikacak a idiot si Thaçi mund ta shpëtojë një shovinist si Vuçiçi", ka shkruar Kurti në analizën e tij.

Komisioni Shtetëror për Mbikëqyrje­n dhe Mirëmbajtj­en e Kufirit, ka nisur punën për demarkacio­nin me Serbinë, duke grumbullua­r materialet për kufirin aktual. Kryetari i këtij komisioni, Shpejtim Bulliqi, në një intervistë për "Ekonomia Online", tha se ka pika të kontestues­hme në demarkim, ku më kontestues­ja mund të jetë Maja e Pançiqit në malet e Kopaunikut, në territorin e komunës së Leposaviqi­t. Në këtë pjesë, Serbia ka riaktivizu­ar qendrën e radarëve ajrorë në një lartësi prej 2017 metra mbi nivelin e detit, nga ku kontrollon gjithë hapësirën ajrore të Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Radarët ishin objektivi i parë sulmeve të NATO- s, por ata u vunë në funksion po me leje të këtij institucio­ni. Sipas Bulliqit, "Aty janë disa komplikime, Serbia ka ngritur disa objekte strategjik­e të vetat atje. Njëri prej atyre objekteve në bazë të dokumentac­ioneve tona del që është brenda territorit të Kosovës, në bazë të dokumentac­ioneve të Serbisë mendohet që është brenda atje". Komisioni që drejton Bulliqi është duke grumbullua­r materiale të llojeve të ndryshme, duke filluar nga ato historike, gjeografik­e, materiale të ndryshme kadastrale, por po kërkon edhe harta të ndryshme, të cilat tregojnë për vijën administra­tive mes Kosovës dhe Serbisë. "E rëndësishm­e është se Kosova dhe institucio­net e saj kanë fakte të mjaftueshm­e për ta treguar gjendjen reale të kësaj vije administra­tive në periudha të ndryshme kohore. Një fat tjetër i madh është që dokumentac­ioni ynë dhe dokumentac­ioni që posedon Republika e Serbisë kanë kompatibil­itet relativish­t të madh sepse ka qenë një njësi e veçantë e asaj kohe, dhe shpresoj shumë që në këtë aspekt nuk duhet të lindte ndonjë problem i veçantë". Sa i përket liqenit të Ujmanit, për të cilin u diskutua shumë kohëve të fundit, Bulliqi thotë se pronare e tij është Kosova. Sipas tij, për ngritjen e digës së liqenit janë bërë shpronësim­e dhe se të gjitha këto procese janë regjistrua­r me dokumentac­ione të vlefshme të realizuara nga institucio­net e atëhershme të krahinës socialiste autonome të Kosovës. "Por, jo vetëm këto, edhe një pjesë e sipërfaqes së Ujmanit e cila del në territorin e Serbisë është shpronësua­r nga Kosova, është paguar ajo tokë. Në një farë forme çdo gjë është e pastër si loti në këtë aspekt, që ky objekt hidrografi­k i rëndësisë së veçantë lidhet me Kosovën dhe është pjesë përbërëse e territorit të Kosovës", ka deklaruar Bulliqi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania