Panorama (Albania)

Prokuroria kërkon 4 vjet burg për ish- gjyqtarin Miri

Të pandehurit s'do t'i konfiskohe­n 33 mln lekët e gjetura në banesë

- Shkëlqim Miri Gentian Doda

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi ditën e djeshme 4 vjet burg për ish- gjyqtarin e Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, i cili akuzohet për korrupsion. Po kështu, Prokuroria kërkoi edhe 2 vjet e 6 muaj burgim për Kujtim Mirin, i dyshuar si bashkëpunë­tor në këtë skemë korrupsion­i. Organi i akuzës lexoi ditën e djeshme pretencën, ku krahas dënimit me burg, kërkoi konfiskimi­n e 30 mijë eurove që dyshohet se janë paguar nga një i dënuar që të përfitojë lirinë, si edhe ndalimin për të kryer funksione publike për gjyqtarin për 3 vjetët pas kryerjes së dënimit. Megjithatë, Shkëlqim Miri do të bëjë vetëm dy vjet e 8 muaj burgim nëse pranohet kërkesa e Prokuroris­ë, pasi përfiton nga gjykimi i shkurtuar. Ajo që vlen të theksohet është se Prokuroria nuk kërkon konfiskim për 33 milionë lekët e rinj të gjetura në banesën e Mirit. Seanca e djeshme nisi me leximin e pretencës nga ana e prokurorit Klo-

MIJË

euro dyshohet se ka paguar i dënuari Gentian Doda, i cili pagoi gjyqtarin Miri në Apel që të votonte pro rikualifik­imit të veprës penale, për të cilën ai akuzohej që të fitonte lirinë dian Braho. Kujtojmë se për dy të pandehurit e tjerë, Gentian Dodën dhe Alban Bucin, çështja është pushuar, pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tyre dhe vënia në dijeni për procedimin penal. Sipas ligjit në fuqi, gjykimi në mungesë nuk mund të vazhdojë. Në materialin e Prokuroris­ë, nuk shpjegohet qartë se ku është marrë informacio­ni për rastin, por thuhet se kanë ekzistuar të dhëna dhe informacio­ne se funksionar­ë të drejtësisë kanë favorizuar sh- tetasin Gentian Doda, kundrejt kërkimit dhe marrjes së përfitimev­e materiale të padrejta. Pas këtyre informacio­neve kanë nisur verifikime­t e para dhe pas kësaj janë vënë në përgjim një sërë numrash telefoni, nga bise- dat e përgjuara janë siguruar materiale të dobishme për hetimet.

PËRGJIMET Nën përgjim janë vënë disa numra, ndër ta edhe Gentian Doda, i cili edhe pse ishte në burg përdorte telefon personal. Më tej, në përgjim është vënë vjehrri i Dodës dhe kushëriri i tij Alban Buci, i cili ka bërë edhe dorëzimin e sasisë së parave te Kujtim Miri. Në një nga bisedat e përgjuara të Gentian Dodës, ai është duke folur me vjehrrin e tij, ku i shpjegon se ku duhet të marrë shumën prej 15 mijë eurosh për të plotësuar 30 mijë euro për t'ia dhënë Kujtim Mirit në lokalin në pronësi të ish- gjyqtarit. Pas marrjes së eurove, vjehrri i Dodës, së bashku me Alban Bucin, shkojnë në lokalin në pronësi të ish- gjyqtarit Miri.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania