Panorama (Albania)

“Mbylli 133 shkolla, Shqipëria do braktiset, deri sa të jetë Rama”

Kreu i PD, Basha: Edi Rama, politikani më i paaftë dhe i dështuar në 30 vite

- FATION BINJAKU

Partia Demokratik­e ka organizuar një aksion me rastin e 17 shtatorit, ditës së parë të shkollës për sistemin parauniver­sitar. Deputetët demokratë janë shpërndarë në të gjithë qytetet e vendit dhe kanë denoncuar mbylljen e 133 shkollave, për shkak të mos investimev­e nga ana e qeverisë dhe për shkak të largimit të familjeve në emigracion.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, me anë të një mesazhi në “Twitter” akuzoi Kryeminist­rin se është politikani më i dështuar dhe më i paafti në 30 vite, i cili mbylli 133 shkolla dhe akuzon opozitën. Basha në mesazhin e tij ka thënë se sa më shumë kohë të vazhdojë Edi Rama, Kryeminist­ri i luksit, aq më shumë shkolla të rrënuara dhe të braktisura do ketë në gjithë Shqipërinë. “Kukulla e krimit Edi Rama, më i paafti dhe i dështuari politikan në 30 vite, mbyll 133 shkolla dhe akuzon opozitën pse thotë të vërtetat që di çdo prind e nxënës! Sa më gjatë Kryeminist­ri i çarterave dhe luksit, aq më shumë shkolla të rrënuara dhe fëmijë të braktisur në Shqipëri”, shkruan Basha në “Twitter”.

AKSIONIT Deputetja e PD- së, Jorida Tabaku, ishte ne zonën e ZallHerrit ku theksoi se qeveria me një vendim te pakonsultu­ar me prindërit ka vendosur qe në të gjitha zonat e Priskës se Vogël të mbyllen shkollat. Këto shkolla, tha Tabaku, nuk kanë asnjë investim, duke detyruar prindërit që të zhvendosin fëmijët e tyre në shkolla me te largëta. Tabaku ishte në një tjetër zonë të Zall- Herrit, ku mbi 85 nxënës do të detyrohen të mos vijojnë mësimin në shkollën ekzistuese në Pinar, duke u zhvendosur 7 km më larg, në qendër të njësisë administra­tive. Ndërkohë që, deputetët e Qarkut të Elbasanit, Endri Hasa dhe Luçiano Boçi, ishin dje në shkollën e Bradashesh­it, e cila ka kushtuar mbi 2 milionë euro, por që dje ishte e mbyllur. Deputeti Hasa tha se ban- orët po largohen për shkak të kushteve të rënda ekonomike dhe sociale. Ndërsa deputeti Boçi tha se shkolla e mesme Bradashesh, e destinuar për fëmijët, është dhënë me qira për klientelën e qeverisë. Nga ana tjetër, deputetja Dhurata Çupi denoncoi në ditën e parë të nisjes së mësimit, mung- esën e 35 nxënësve në Patin të Klosit. Së bashku me kryetarin e kësaj bashkie, Çupi thekson se mungesa e kushteve ekonomike ka bërë që dhjetëra nxënës të mos nisin sot mësimin. Deputeti Klevis Balliu denoncon mbylljen e 7 shkollave në Pogradec. Largimi masiv i banorëve, kushtet e rënda ekonomike dhe sociale, sipas tij, janë arsyet e mbylljes së tyre. Nga Dajçi në Shkodër, deputetja Izmira Ulqinaku tregon arsyen e mbylljes së shkollave fillore dhe të mesme. Edhe në veri të Shqipërisë demokratët kanë denoncuar mosfillimi­n e vitit të ri shkollor për qindra

 ??  ?? Basha, dje në Elbasan
Basha, dje në Elbasan
 ??  ?? Tabaku, dje në Zall- Herr
Tabaku, dje në Zall- Herr

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania