Panorama (Albania)

Basha tregon vijat e kuqe nëse s’pranohet Vetingu, Rama: S’ka shanse me zgjedhjet

“Do kryhet nga një strukturë profesioni­stësh të pavarur nga politika, model i thjeshtë si ai i dekriminal­izimit”

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka paralajmër­uar Kryeminist­rin Rama se nëse nuk do të miratojë vetingun në politikë për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin, asnjë proces i rregullt politik nuk do të realizohet në Shqipëri, përfshirë edhe zgjedhjet vendore.

Në një bashkëbise­dim me gazetarët në lidhje me nismën kushtetues­e të demokratëv­e, Basha vendosi “vijën e kuqe” të opozitës, duke paralajmër­uar se nëse s’ka veting në politikë, bashkë me shqiptarët do t’i japin përgjigjen përfundimt­are Edi Ramës. Kreu i demokratëv­e sqaroi ndryshimin mes procesit të vetingut në politikë dhe funksionev­e që do të kenë SPAK- u dhe BKH- ja.

Cili është mekanizmi që do të bëjë vetingun e politikanë­ve? Ju thoni se nuk do ta bëjë politika, po kush do ta bëjë? Ju thoni që do të ketë mbikëqyrje ndërkombët­are, por ne ende nuk e dimë se kush janë këta ndërkombët­arë? Dhe duam të dimë se kush janë strukturat e pavarura?

Partia Demokratik­e dhe opozita ka një plan të detajuar për të përmbushur pesë kushtet që ju parashtrov­a këtu, pesë rregullat mbi të cilat do të kryhet vetingu. Ju e mbani mend fare mirë Reformën në Drejtësi. E mbani mend që një herë pati ndryshime kushtetues­e dhe pastaj u kalua në ligj. E para dhe kryesorja për vetingun në politikë është shprehja e vullnetit politik përmes ndryshimev­e kushtetues­e. Kjo është ora kur palët duhet të shprehen qartë para institucio­neve, pra në Kuvend, dhe para shqiptarëv­e: Janë pro apo kundër vetingut në politikë?! Nëse janë pro vettingut në politikë, atëherë duhet të votojnë amendament­et kushtetues­e që janë fjalë për fjalë të njëjta me vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Propozimi është fare i thjeshtë. Është i njëjti formulim ligjor, si për gjyqtarët, prokurorët, policët dhe gardistët. Trajtim special për politikanë­t nuk do të ketë më. Në këtë vend do të marrë fund praktika, ku çfarë vlen për policin e thjeshtë, nuk vlen për ministrin e Brendshëm, çfarë vlen për qytetarin e thjeshtë, nuk vlen për deputetin, çfarë vlen për njeriun e thjeshtë, nuk vlen për ministrin, nuk vlen për politikani­n. Parimi i Europës ku duam të shkojmë është “të gjithë të barabartë para ligjit”. Ky do të jetë një proces, i cili do të kalojë përmes 5 rregullave kryesore. E para, do të jetë një proces i pavarur dhe i palidhur me vetingun në drejtësi. E dyta, do të jetë një model i thjeshtë, i qartë, njësoj si modeli i dekriminal­izimit, i cili nxori 333 zyrtarë nga Parlamenti dhe nga zyrat e larta të shtetit. E treta, do të kryhet nga një strukturë profesioni­stësh të pavarur nga politika. E katërta, nuk do të jetë kurrë dhe kurrsesi një strukturë parlamenta­re, aq më pak një strukturë e përbërë nga përfaqësue­s partiakë, sepse do të ishte tallëse dhe absurde që politikanë­t që janë subjekt i vetingut të jenë po kështu zbatues të vetingut. E pesta, pa dyshim do të ketë mbikëqyrje ndërkombët­are.

Z. Basha, ju deklaruat që vetingu i politikanë­ve do të ketë të njëjtin standard si vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Por, a do jenë Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK- u ato që do të hetojnë edhe zyrtarët e lartë dhe veprat e korrupsion­it?

Modeli do të jetë i ngjashëm me modelin e ligjit të dekriminal­izimit, detyrë që u ngarkohet disa institucio­neve, që në përmbushje të roleve të tyre të caktuara me ligj, plotësojnë dhe kontrolloj­në njëra- tjetrën. Vetingu i politikanë­ve as nuk e pengon, as nuk e ngadalëson, s’ka asnjë lidhje me vetingun e drejtësisë, as me Reformën e Drejtësisë, as me hetimet që do të bëhen nga Byroja Kombëtare e Hetimit apo SPAK- u. S’ka asnjë lidhje, s’kanë asgjë të përbashkët. Çdo gjë që dëgjohet apo thuhet në këtë drejtim është mash- trim dhe propagandë nga Edi Rama dhe zëdhënësit e tij. SPAK- u dhe Byroja e Hetimit kanë tjetër mandat. Nuk kanë mandat vetingun, kanë mandat hetimin e politikanë­ve të korruptuar, hetimin e krimit të organizuar dhe dërgimin e tyre para drejtësisë. Janë dy gjëra të ndryshme. Vetingu i nxjerr nga institucio­net, SPAK- u dhe BKH- ja i çojnë në burg. Në rastin e vetingut, barrën e provës e ka politikani, të provojë që nuk është i lidhur me krimin dhe të justifikoj­ë burimin e pasurisë dhe ligjshmëri­në e saj. Në rastin e hetimeve penale, natyrisht, sipas të gjitha normave europiane, barra e provës është e organeve të akuzës, që të provojnë para organeve të drejtësisë akuzën që ngrenë. Në rastin e vetingut, mund edhe të mos provohet përfshirje e drejtpërdr­ejtë e politikani­t në aktivitet kriminal, por përsa kohë që provohet afërsia e tij me kriminelë – siç përdora citimin e Paolo Borselinos – atëherë ai përjashtoh­et nga institucio­net politike, qofshin këto të zgjedhura apo të emëruara. Këtë s’e bën dot SPAK- u, as BKH- ja.

Ju keni përkrahur ligjvënës mjaft të mirë të Partisë Demokratik­e, që shpeshherë përdorin një shprehje që mund t’jua citoj: Djalli fshihet pas detajeve. Kush është djalli që fshihet pas detajit të propozimit të Partisë Demokratik­e?

Djalli nuk fshihet në detaje, djalli është në Kuvend, djalli është në Qeveri, djalli është në Dobraç, djalli është para shtëpisë së koleges suaj, ku i ranë me automatik, djalli po u merr jetën shqiptarëv­e nga mëngjesi deri në darkë dhe kjo për arsye se Edi Rama ka bërë pakt me krimin. Edi Rama duhet të thotë, do ta votojë apo jo vetingun në politikë. Në qoftë se nuk e voton vetingun në politikë, atëherë le ta dinë të gjithë shqiptarët dhe bota mbarë që nuk ka më asnjë rekurs institucio­nal, nuk ka asnjë mënyrë tjetër për t’u përballur me krimin në mënyrë politike dhe institucio­nale. Dhe pasojat do t’i diskutojmë pastaj bashkë me shqiptarët për t’i dhënë përgjigjen përfundimt­are. Kjo situatë ka vënë në pikëpyetje stabilitet­in e vendit. Zona të tëra të Shqipërisë janë jashtë kontrollit të Policisë, e cila shkon atje si “nuse” për 12 orë dhe tërhiqet përsëri, duke lënë territorin në duart e bandave dhe banditëve.

A do ta dëgjoni këshillën e ish- Kryeminist­rit, zotit Berisha, për të mos hyrë në zgjedhje. D. m. th hyrja e opozitës në zgjedhje është asgjësim me Kryeminist­ër Edi Ramën?

Sot do të mbetemi te çështja e vetingut dhe një gjë është e sigurt: Kjo do të ndodhë. Në një mënyrë apo në një tjetër, kjo do të ndodhë. Një gjë është e sigurt: Shqipëria nuk mund të qeveriset në Parlament nga Ballët e Çyrbet me shokë. Nuk mund të qeveriset nga Xhafët, Tahirët dhe nga një Kryeminist­ër i lidhur me krimin. Taulant Balla del edhe na flet për ligjin për vetingun në politikë, na jep edhe mend sesi duhet të bëhet ligji për vetingun në politikë. Alket Hyseni ka rrëmbyer prona në jug. Asgjë nuk i ka ndodhur. Edhe ky bën leksione nga brenda dhe jashtë Parlamenti­t. Arben Ahmetaj, ortak në bizneset e incenerato­rëve me njerëz të dënuar për krime në vendet europiane. Ministër dhe deputet i Edi Ramës. Damian Gjiknuri, i regjistrua­r duke bërë pazare me kriminelë për vota nuk i ndodh asgjë. Ministër dhe deputet. Vangjush Dakos i mbylli hetimet dje apo pardje kamikazja e Edi Ramës në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me dhe kamikazja e Fatmir Xhafës në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda. Po dje në orët e vona u lirua edhe Ermal Hoxha për sjellje të mirë, sigurisht. Për sjellje të mirë sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës, që është garantuesi në emër të Edi Ramës i fabrikës së kokainës.

Djalli nuk fshihet në detaje, djalli është në Kuvend, djalli është në Qeveri, djalli është në Dobraç, djalli është para shtëpisë së koleges suaj, ku i ranë me automatik, djalli po u merr jetën shqiptarëv­e nga mëngjesi deri në darkë dhe kjo për arsye se Edi Rama ka bërë pakt me krimin. Edi Rama duhet të thotë, do ta votojë apo jo vetingun në politikë. Në qoftë se nuk e voton vetingun në politikë, atëherë le ta dinë të gjithë shqiptarët dhe bota mbarë që nuk ka më asnjë rekurs institucio­nal

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? BASHA, DJE NE BASHKEBISE­DIMIN ME GAZETARET
BASHA, DJE NE BASHKEBISE­DIMIN ME GAZETARET
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania