Panorama (Albania)

Shemben objektet pa leje në Jalë, kreu i IKMT sherr me deputetin e PD

Deputeti i PD Agron Shehaj konfrontoh­et me kreun e IKMT- së Vlorë: Je hajdut! Banorët: Na nxorën me dhunë nga godinat

- VLORE

Aksioni i Inspektora­tit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për shembjen e nëntë objekteve të ndërtuara në Jalë, është shoqëruar me përplasje të fortë mes punonjësve të policisë dhe pronarëve të ndërtesave.

Vendimi për shembjen e 9 objekteve buzë detit erdhi pasi ALUIZNI refuzoi legalizimi­n e tyre, me pretendimi­n se janë vendosur brenda tokës që është në pronësi të Shtëpisë së Pushimeve të Ushtarakëv­e në Jalë. Por, nga ana tjetër banorët pretendojn­ë se kanë ndërtuar në tokën e tyre prej shumë vitesh. Ata e konsideroj­në pretendimi­n e ALUIZN- it një alibi për shembjen e ndërtesave. Përveç kësaj, sipas tyre shembja po bëhet në një kohë kur procesi gjyqësor është ende në vijim dhe drejtësia nuk ka thënë fjalën e fundit. Në momentin e shembjes së ndërtesave, banorët e prekur tentuan të ndalojnë fadromat e IKMT- së, por hasën në rezistencë­n e forcave të policisë. Gjatë përleshjev­e, forcat e policisë bënë shoqërimin e të paktën shtatë personave, mes të cilëve dhe një vajzë 14 vjeçe. Nga këta, katër persona, Fotaq Bala, Andrea Bala, Marko Bala dhe 14- vjeçarja A. Bala, të katër pjesë të një familjeje, vazhdojnë të mbahen ende në Polici. Aksioni i IKMT- së u shoqërua nga më shumë se 100 forca të policisë, ku merrte pjesë edhe FNSH- ja në Fier. Gjatë ndërhyrjes, të pranishëm ishin dhe dy deputetë të Partisë Demokratik­e për Qarkun e Vlorës, Agron Shehaj dhe Nada Mecorapaj. Madje, Shehaj pati një përplasje të fortë me kryeinspek­torin e IKMT- së së Vlorës, Fatmir Meta. Shehaj dhe Meta i janë drejtuar njëri- tjetrit me fjalën “hajdut”, ndërsa konfrontim­i rrezikoi të shkonte deri në përplasje fizike mes tyre. “Jeni veç hajdutë, asgjë tjetër. Vini këtu për të përfituar nga lekët e banorëve, vini këtu vetëm për paratë, jeni vetëm hajdutë, asgjë më shumë se kaq”, i është drejtuar deputeti Shehaj kryeinspek­torit. “Hajdut je ti, brez pas brezi, vini këtu veç për politikë, mos më tregoni hajdutin, ju që e keni katandisur këtë vend pikërisht në këtë gjendje. Ne kemi një vendim për të zbat- uar dhe banorët janë lajmëruar”, u përgjigj kryeinspek­tori Meta. Banorët deklarojnë se nuk janë njoftuar për aksionin e IKMT- së, madje janë nxjerrë me dhunë nga godinat, duke mos arritur të marrin dot as sendet e tyre vetjake. “Këtu është korrupsion i madh, duan rërën, duan dhe malin. Duan të na heqin objektet që kemi 30 vite si familje. Duan të na asgjësojnë krejtësish­t. Po na prishin objektet bashkë me mallrat që kemi brenda. Sot jemi midis rrugëve. Kam bërë një gabim në jetën time: I dhashë 300 vota Edi Ramës, që më ka mashtruar”, u shpreh i moshuari i familjes Bala. Ndërkohë, në një reagim të IKMT- së thuhet se ndërhyrja është bërë pas procesit të skualifiki­mit nga ana e ALUIZNI- t për këto ndërtesa. “Objektet me sipërfaqe të ndryshme dhe me lartësi një dhe dykatëshe kanë pasur funksione shërbimi, kryesisht në hoteleri. Aksioni i IKMT- së ka nisur pasi më parë për këto objekte është bërë procesi i skualifiki­mit nga ana e institucio­nit të ALUIZNI- it, duke u trajtuar si ndërtim i paligjshëm”, thuhet në reagim.

 ??  ??
 ??  ?? Fadroma, gjatë aksionit të djeshëm
Fadroma, gjatë aksionit të djeshëm
 ??  ?? Policia duke shoqëruar banorët
Policia duke shoqëruar banorët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania