Panorama (Albania)

Është koha për të vepruar kundër riskut klimatik në Ballkan

- ADRIATIK KELMENDI

Mevijimin e rritjes ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, po rritet edhe ekspozimi i tyre ndaj riskut nga ndryshimet klimatike dhe fatkeqësit­ë...

... i zakonshëm i secilit prej zyrtarëve të lartë të Beogradit që e ka vizituar Kosovën në këta 30 vjet. Për më tepër, ishte një fjalim i bukur skizofreni­k. Duhet të pajtohemi, është pozitive që ai e përshkroi veten si njeri të jetës dhe jo njeri të vdekjes. Është e kuptueshme, kur tha se ka pasur mjaft vdekje e vuajtje në këto anë dhe se duhet punuar fort për të arritur një kompromis me shqiptarët. Gjithashtu, s’ka përse t’i pengojë dikujt nëse Vuçiq edhe tha se, nëse dikush i sulmon serbët në Kosovë, Serbia nuk do të rrijë duarkryq.

Askush, asnjëherë, nuk ka përse ta sulmojë asnjë serb në Kosovë, meqë vetë Kosova duhet t’i mbrojë të gjithë qytetarët e vet, pa asnjë diskrimini­m, njësoj. Se nëse Kosova nuk i mbron të gjithë qytetarët e vet njësoj, atëherë i bie se nuk e meriton të jetë shtet, se duhet intervenua­r nga jashtë për t’i mbrojtur dikush dhe se lidershipi i Prishtinës me këtë mosmbrojtj­e ose sulm të qytetarëve të vet – në këtë rast serbëve – po sillet njësoj si Serbia e Milloshevi­qit e viteve ’ 90.

Pra, askush nuk do të duhej t’ia zinte për të madhe ndonjë lideri serb që të vijë në Kosovë dhe të flasë për një jetë më të mirë të pjesëtarëv­e të etnisë së tij. Përkundraz­i!

Mirëpo, çka e bëri skizofreni­k këtë fjalim të Vuçiqit është që njëkohësis­ht me këto porosi të drejta, ai kaloi në ekstremin tjetër dhe e lartësoi Milloshevi­qin.

Kështu nuk bëhet historia. Fatkeqësis­ht, kështu nuk ndihmohen as serbët në Kosovë, as çfarëdo marrëveshj­eje “kompromisi” mes Prishtinës dhe Beogradit.

Duke e futur gishtin thellë në plagën e shqiptarëv­e, askush nuk mund t’i ndihmojë serbët. Por as duke u thirrur në Milloshevi­qin si “lider i madh” nuk u bëhet kurrfarë nderi serbëve as në Kosovë e as në Serbi.

Shqiptarët në Kosovë janë viktimat më të mëdha të Milloshevi­qit, meqë nën diktatin e tij janë vrarë rreth 12 mijë persona, rreth 1.300 janë ende të pagjetur, janë dëbuar rreth një milion e janë shkatërrua­r mbi 100 mijë prona. Por në të njëjtën kohë, viktima të Milloshevi­qit janë edhe serbët. Po të mos ishin politikat e këtij që Vuçiq e quan “lider të madh”, në Kosovë nuk do të vriteshin rreth 2 mijë serbë, nuk do të ishin edhe sot rreth 400 të pagjetur, si dhe nuk do të detyrohesh­in të shpërngule­shin me dhjetëra e mijëra.

Mëkati më i madh është që sot 20- 30vjeçarët serbë, të cilët s’kanë pasur kurrfarë ndikimi në ngritjen e Milloshevi­qit dhe në luftën e vuajtjet që u bënë në Kosovë, vuajnë pasojat. Edhe këta serbë janë njësoj viktima të Milloshevi­qit si dhe shqiptarët, meqë si këta si dhe shqiptarët nuk e kishin votuar Milloshevi­qin, por i kanë vuajtur dhe po i vuajnë politikat e tij.

Dhe në çastet kur presin që do të dalë një lider “pak më i mençur” serb, i cili me një “fjalim historik” do t’i ndryshojë gjërat për të mirë për të gjithë – marrin: Milloshevi­qin.

Vuçiq iu prezanton atyre vetveten në versionin Milloshevi­q 2.0. Çfarë cinizmi mazohist! Çfarë zhgënjimi! Në anën tjetër, Perëndimi gjithashtu duhet ta dekodojë me kujdes “fjalimin his- torik” të Vuçiqit.

Serbia është në OKB, Kosova nuk është në OKB. Vuçiqi tha se Milloshevi­qi ishte lider i madh. Vetë Tribunali i OKB- së për Krime Lufte e ka akuzuar Milloshevi­qin për krime në Kosovë. Serbia përpiqet t’i plotësojë kushtet për në BE, kurse 5 shtete të saja nuk e njohin Kosovën. Vuçiqi e lavdëroi Milloshevi­qin. Shumica e shteteve të BE- së kanë marrë pjesë në luftën e NATO- s kundër Serbisë, për t’i ndalur masakrat ndaj shqiptarëv­e në Kosovë. Qytetarët shqiptarë ende vuajnë nga politikanë­t e Serbisë. Edhe qytetarët serbë të Kosovës po vazhdojnë të vuajnë nga politikanë­t e Serbisë. Edhe shqiptarët, edhe serbët s’e kanë për borxh të vuajnë për interesa të politikanë­ve gati 20 vjet pas përfundimi­t të luftës. Edhe Perëndimi duhet të mos e humbë fokusin e asaj që ka ndodhur dhe asaj që po ndodh. Milloshevi­qi ka qenë kriminel, nuk ka qenë lider i madh. Kushdo që e lartëson Milloshevi­qin, nuk ia do të mirën as shqiptarëv­e e as serbëve.

Rrjedhimis­ht, kushdo që e lartëson Milloshevi­qin, nuk mund të jetë lider i madh, por vetëm njeri i vogël.

Me njerëz të vegjël, vështirë të arrihen marrëveshj­e të mëdha “historike”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania