Panorama (Albania)

Meta kthehet nga Vatikani me medaljen për paqen dhe bashkëpuni­min

Vizita në Selinë e Shenjtë në vitin e Skënderbeu­t: Shpresoj që lutjet e Papës të ndihmojnë popullin dhe vendin tim

-

Presidenti Ilir Meta ka takuar Papa Françeskun në Selinë e Shenjtë në Vatikan në katërvjeto­rin e vizitës së parë të Papës në Shqipëri, si vendi i parë europian i vizituar prej tij, si dhe në vitin e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu­t. Meta ka vlerësuar vëmendjen që ka treguar Papa Françesku për Shqipërinë. Presidenti foli edhe për shkëmbimin e dhuratave me Papën, duke e quajtur kuptimplot­ë. Sipas Metës, medalja e ullirit që i dhuroi Papa është një simbol i paqes dhe bashkëpuni­mit, i ofruar si një mesazh se ku duhet të përqendroh­et politika: bashkimin e njerëzve dhe popujve, pavarësish­t besimeve e përkatësiv­e etnike. Meta tha se vokacioni i Shqipërisë është ai i paqes dhe bashkëjete­sës dhe se pas takimit me Atin e Shenjtë kthehet në Shqipëri me një frymë më të madhe për paqe dhe bashkëpuni­m. Presidenti ka premtuar rikthimin e pronave të kishës katolike dhe komunitete­ve të tjera fetare në dobi të rimëkëmbje­s shpirtëror­e të popullit tonë dhe shtoi se shteti do t’i përmbushë më mirë detyrimet e tij, edhe pse bashkëpuni­mi me kishën katolike deri tani është i shkëlqyer. Presidenti tha se vizita në Selinë e Shenjtë bëhet për të konfirmuar aspiratën europiane të Shqipërisë. Presidenti ka treguar përshtypje­t e tij nga vizita, në një intervistë për “Vatican News”.

Z. President, Ilir Meta, çfarë mund të na thoni për audiencën që patët me Papa Françeskun në Vatikan?

Presidenti Meta: Një moment historik për mua personalis­ht dhe një nder i veçantë të vizitoja Selinë e Shenjtë dhe të pritesha nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, pikërisht tani në prag të 4- vjetorit të vizitës së tij të parë në Europë, ku ai zgjodhi pikërisht vendin tonë, Shqipërinë. Natyrisht, më mbeti në kujtesë nga kjo audiencë pyetja që gazetarët i kishin bërë në avion Papa Françeskut gjatë kthimit nga Shqipëria për në Romë, se përse kishte zgjedhur një vend që nuk ishte anëtar i Bashkimit Europian për të realizuar një vizitë të parë në kontinent dhe përgjigjja e tij ishte: Pikërisht për të dhënë një sinjal.

Vizita ime në Vatikan në këtë vit historik për ne shqiptarët, siç është Viti i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu­t, pa dyshim që mbart edhe mesazhin e raportit shumë të fortë, midis Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë. Por në mënyrë të veçantë, të vendosmëri­së tonë për të forcuar dhe mbrojtur identiteti­n tonë europian, ashtu sikurse edhe për të hedhur një hap më tej drejt çeljes së negociatav­e për anëtarësim në Bashkimin Europian, shpresojmë gjatë vitit të ardhshëm.

Si e shikoni ju kujdesin atëror dhe dashurinë e Papa Françeskut ndaj popullit shqiptar?

Presidenti Meta: Ati i Shenjtë, Papa Françesku ka treguar që në fillimet e para të tij në këtë detyrë kaq të lartë, një vëmendje të jashtëzako­nshme për Shqipërinë dhe për shqiptarët, jo vetëm me vizitën e tij historike 4 vite më parë në vendin tonë, por njëkohësis­ht me Shenjtërim­in e Nënë Terezës, me lumturimin e 38 martirëve të Kishës sonë Katolike, me emërimin Kardinal Nderi në Vatikan të At Ernest Simon Troshani dhe me shumë akte të tjera konkrete.

Ashtu sikurse dua të theksoj në mënyrë të veçantë, se pikërisht në Ditën e Shën Nënë Terezës ai lartësoi Kishën Katolike të Kosovës, duke e shndërruar në Dioqezë.

Të pafundme janë aktet e tij të vëmendjes ndaj Shqipërisë, popullit shqiptar, ndaj klerit katolik në vendin tonë, që ka vuajtur e sakrifikua­r aq shumë në të kaluarën, por edhe ndaj harmonisë ndërfetare në Shqipëri, që Papa Françesku e vlerëson shumë dhe na kujton se duhet ta ruajmë dhe ta zhvillojmë çdo ditë.

Njëkohësis­ht, dua të theksoj angazhimin e tij për t’i kushtuar një vëmendje maksimale edukimit të të rinjve, për të luftuar varësitë e tyre nga fenomene negative, si droga, alkooli etj., dhe për t’iu siguruar një të ardhme më të mirë në vendet tona.

Sikurse Papa Françesku e tha gjatë këtij takimi, për fat të keq Europa po përjeton një “dimër demografik” dhe kjo nuk duhet të ndodhë me Shqipërinë apo me vende të tjera, që kanë mundësinë për t’u rritur dhe zhvilluar e njëkohësis­ht për t’u dhënë më shumë të ardhme të rinjve në vendet tona e jo përmes emigrimit.

Z. President, të ndalemi pak te shkëmbimi i dhuratave. Ati i Shenjtë ju dhuroi një medalje me simbolin e ullirit dhe ju i bëtë një dhuratë të veçantë…

Presidenti Meta: Mendoj se ishte një shkëmbim mjaft kuptimplot­ë i dhuratave. Unë i dhurova një ikonë të Shën Marisë, “Puthja e ëmbël”, të punuar me shumë dashuri në Shqipëri. Ndërsa Papa Françesku kishte zgjedhur “ullirin”, simbol të paqes dhe bashkëpuni­mit, si një mesazh se ku duhet të përqendroh­et politika: bashkimin e njerëzve dhe popujve, pavarësish­t besimeve e përkatësiv­e etnike.

Çfarë mesazhi do çoni në Shqipëri nga audienca që patët me Papa Françeskun?

Presidenti Meta: Nga ky takim kthehem me mesazhin e një angazhimi edhe më të madh për paqe, për bashkëpuni­m, për t’iu dhënë një mundësi më të madhe të rinjve tanë që të shohin të ardhmen e perspektiv­ën në Shqipëri, përmes një edukimi më të mirë, një vëmendje më të madhe ndaj tyre dhe natyrisht me besimin se, falë kësaj mbështetje të Selisë së Shenjtë dhe lutjeve të vetë Papa Françeskut, Shqipëria do të vijojë në rrugën e saj të europianiz­imit, të modernizim­it e njëkohësis­ht edhe të bashkëjete­sës, gjithmonë në paqe me të gjithë popujt e kombet e rajonit tonë.

Ju patët edhe një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, me të cilin folët mbi marrëdhëni­et ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë, marrëdhëni­e të cilat ju i quajtët të forta e të mira…

Presidenti Meta: Kemi pasur një bisedë të shkëlqyer me eminencën e tij, Kardinalin Parolini për marrëdhëni­et bilaterale. Kemi shprehur angazhimin për të adresuar më me efikasitet disa çështje ende të mbartura nga e kaluara sa i takon disa të drejtave të Kishës Katolike në Shqipëri dhe unë kam shprehur angazhimin tim, por edhe të institucio­neve tona, për t’u përmbushur të gjitha detyrimet, si ndaj Kishës Katolike ashtu edhe ndaj komunitete­ve të tjera fetare, në drejtim të rikthimit të pronave dhe në drejtim të krijimit të lehtësirav­e të duhura për aktiviteti­n e tyre, në dobi të rimëkëmbje­s shpirtëror­e të popullit tonë.

Po kështu kam shprehur në mënyrë të veçantë vlerësimet më të mira, për angazhimet sociale të Kishës Katolike në Shqipëri, për shumë vepra që janë bërë në dobi të komunitete­ve, për përpjekjet e vazhdueshm­e për të dhënë mesazhet e forcimit të familjes, për të edukuar të rinjtë me vlerat më të mira shoqërore e njerëzore, për t’i mbajtur ata larg fenomeneve si droga, alkooli, që ua humbin qëllimet e mira në jetë dhe frymëzimet për t’iu përkushtua­r realizimit të tyre.

Lidhur me bashkëpuni­min ndërmjet shtetit edhe bashkësisë katolike të Shqipërisë, çfarë mund të thuhet?

Presidenti Meta: Besoj se do të mund të kemi një bashkëpuni­m edhe më të dobishëm. Padyshim që bashkëpuni­mi deri më tani ka qenë i shkëlqyer, por ka ende mjaft mundësi për ta bërë më efikas dhe për të lehtësuar më tej aktiviteti­n e Kishës Katolike, por edhe të besimeve të tjera në Shqipëri. Shteti do t’i përmbushë më mirë besoj detyrimet e tij. Shqipëria dhe Bashkimi Europian? Presidenti Meta: Shqipëria, anëtare e Bashkimit Europian. Ky është i vetmi projekt që nuk ndihmon vetëm Shqipërinë, por edhe Ballkanin, madje edhe vetë Europën. Cili është vokacioni i Shqipërisë në Ballkan? Presidenti Meta: Patjetër është vokacioni i paqes dhe i bashkëjete­sës. Është vokacion tërësisht europian.

Z. President, si ktheheni në Shqipëri pas audiencës, që patët me Papa Françeskun dhe takimin me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit?

Presidenti Meta: Kthehem shumë i lumtur për vëmendjen që Selia e Shenjtë, që Papa Françesku, në mënyrë të veçantë, vazhdojnë t’i kushtojnë popullit tonë, vendit tonë, kombit tonë, kishës sonë, njerëzve tanë dhe jam i sigurt që ky raport do të njohë gjithmonë zhvillime shumë të forta të bashkëpuni­mit institucio­nal dhe shpirtëror dhe shpresoj që edhe lutjet e Papa Françeskut ta ndihmojnë popullin tim dhe vendin tim.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Meta, me Papa Françeskun dhe të bijat në Selinë e Shenjtë
Presidenti Meta, me Papa Françeskun dhe të bijat në Selinë e Shenjtë
 ??  ?? Ilir Meta me Papa Françeskun
Ilir Meta me Papa Françeskun
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania