Panorama (Albania)

FATION BINJAKU Kuvendi ndryshon ligjin për Teatrin e ri, gara e hapur për kompanitë

Zbardhet procedura e negocimit, kompanitë do listohen nga Komisioni, nëse njëra tërhiqet, vazhdon kompania dytë

-

Partia Socialiste ka miratuar dje vetëm me votat e saj ndryshimin e dekretit të Presidenti­t për ligjin që i hap rrugën prishjes së Teatrit Kombëtar.

Shumica nuk hartoi një projektlig­j të ri, por ndryshoi ligjin e miratuar një herë nga Parlamenti, nismë e cila u rikthye me dekret nga Presidenti. Ndërkohë që në ndryshimet e lexuara dje nga deputeti i PS- së, Ilir Beqaj, maxhoranca ka plotësuar kërkesat e Brukselit, duke hapur garën për kompanitë e tjera që do të duan të ndërtojnë godinën e Teatrit të ri Kombëtar. Në draftin e kthyer nga Presidenti, kompania vetme në garë ishte "Fusha shpk", ndërkohë që në ndryshimet e miratuara dje është futur koncepti i kompanive private. Po ashtu dhe thirrja e hapur për të marrë pjesë në garë. "Thirrje e hapur", është ftesa e hartuar nga Komisioni për palët private që janë të interesuar­a për të paraqitur një propozim për realizimin e projektit te? zhvillimit te? zonës se? Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimi­n, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës se? re te? Teatrit Kombëtar, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuar­a në këtë ligj", thekson amendament­i. Në ndryshimet e reja është shtuar një nen i ri, i cili specifikon se çfarë duhet të ndërtojnë kompanitë që do të garojnë. "Godina e Teatrit përfshin ndërtimin e objektit, mobilimin e brendshëm, instalimet teknologji­ke të skenave, instalimet audio/ video, si edhe të çdo elementi tjetër të nevojshëm për një teatër bashkëkoho­r dhe modern dhe ndërtimi i objektit, aksesi dhe shërbimet për publikun, duke garantuar sipërfaqen aktuale funksional­e përreth ndërtimit të ri", thekson amendament­i. Një tjetër pikë që pëson ndryshim është heqja emrit të kompanisë "Fusha" nga ligji aktual.

PROCEDURAT Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, bashkia do të shpallë thirrjen për kompanitë e interesuar­a për të qenë pjesë e garës për ndërtimin e teatrit të ri. Kompanitë do të vlerësohen nga Komisioni, në të cilin është pjesë edhe bashkia edha aktorët. Ndërkohë që kriteret do dalin me vendim qeverie. "Çdo palë private e interesuar mund të paraqesë projektin për zhvillimin e Zonës së Teatrit dhe të depozitojë dokumentac­ionin përkatës pranë Bashkisë Tiranë, brenda 45 ditëve nga dita e publikimit të njoftimit", thekson amendament­i i dekretit. Ofertat do të vlerësohen nga bashkia dhe firmat garuese do të listohen sipas ofertave. "Komisioni vazhdon negociatat me palën private, që është renditur e para në klasifikim­in e shpallur prej tij, deri në dërgimin e projekt- kontratës dhe relacionit përmbyllës të negociatav­e te kryetari i bashkisë ose personi i autorizuar prej tij. Kur pala private e përzgjedhu­r nuk vazhdon negociatat me Komisionin brenda një afati prej 5 ditësh, atëherë Komisioni fton për negociata palën private të klasifikua­r i dyti", thekson amendament­i.

 ??  ?? Votimi i ndryshimit të dekretit të Presidenti­t
Votimi i ndryshimit të dekretit të Presidenti­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania