Panorama (Albania)

Teatri Kombëtar, Maks Velo: Politikanë­t e PS dhe PD, njëlloj, duan të vjedhin

"Rama ka bërë punë të mira, por ka dështuar me Teatrin. Projekti i ri është një merkato teatralo- gastronomi­ke"

- Maks Velo

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar zhvilloi dje një takim me intelektua­lë për gjetjen e formave të reja të rezistencë­s kundër vendimit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Ishin të pranishëm analistë, përfaqësue­s të shoqërisë civile, artistë, arkitektë, të cilët e kanë ndjekur çështjen e Teatrit. Pas një rezistence disamujore dilet sërish përpara pyetjes: Çfarë duhet të bëjmë?! Mendimet ishin nga më të ndryshmet. Atyre që iu është dhënë dhuntia e të shkruarit, do të japin kontributi­n e tyre përmes sensibiliz­imit të opinionit publik. Këtë e bën thuajse çdo ditë analisti Fatos Lubonja, ashtu siç është impenjuar edhe studiuesi Aurel Plasari, arkitekti Maks Velo e të tjerë. Pati në takim edhe përfaqësue­s të opozitës. Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi, u shpreh se do të vijojë lufta në rrugë ligjore, por kësaj here, të gjithë faktorët ndikues duhet të bëhen bashkë. Ndërsa artistët janë për veprime më konkrete. Regjisori Edmond Budina propozoi "pushtimin" e ambienteve të Teatrit, në mënyrë që askush të mos verë dorë mbi të dhe të vijojë puna. Ndërkaq, regjisori Kastriot Çipi njoftoi ngritjen e një fondacioni, që do të operojë në mbledhjen e fondeve për rikonstruk­sionin e Teatrit. "Meqenëse qeveria po e braktis këtë ndërtesë, ky fondacion duhet të marrë përsipër të bëjë restaurimi­n e ndërtesës dhe kjo është tërësisht e mundshme, bazuar edhe në një studim të vitit 1999. Që koston e ka nxjerrë 1 milion dollarë, le të themi se nuk është një milion, është tre, 4 milionë, të cilat qeveria i ka pasur dhe i ka çuar te ' Turbina', por kjo nuk do të thotë se nuk kanë mundësinë qytetarët ta zgjidhin këtë punë", tha Çipi. Dhe ndërsa zhvillohej takimi, organizata për trashëgimi­në "Europa Nostra", dërgoi një e- mail, se do të nisë në Tiranë një grup pune për të ndjekur çështjen e Teatrit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania