Panorama (Albania)

Ndrenika: Teatri do bëhet më i mirë se “Kosova”

“TK do të ndërtohet edhe më i mirë me oborrin pa kulla”

- Robert Ndrenika

“Edhe Teatri Kombëtar do të ndjekë shembullin e shkollës Kosova”. Aktori Robert Ndrenika i është rikthyer sërish çështjes së Teatrit Kombëtar, por këtë herë duke u nisur nga një shembull pozitiv, ai i rindërtimi­t të shkollës së djegur “Kosova”. Aktori ka përgëzuar kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj, duke shprehur bindjen se edhe godina e re e TKsë do të bëhet po aq e mirë, madje edhe më tepër. Ja se ç’shkruan aktori: “Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, zotit Erion Veliaj. Ju përgëzoj për suksesin e arritur në ndërtimin e shkollave të Ti- ranës, veçanërish­t shkollën ‘ KOSOVA’. Duke përdorur shprehjen e një mikut tim që thotë se ‘ krahasimi është pjesë e jetës’, shpreh bindjen e plotë se Teatri Kombëtar do të ndërtohet edhe më i mirë ( me oborrin pa kulla). Edhe njëherë sukses në vazhdimësi! Robert Ndrenika ( aktor teatri në pension)”. Aktori Robert Ndrenika ka qenë një ndër zërat më të fuqishëm kundër ndërtimit të një Teatri të ri, në vend të atij aktual, sidomos përmes një partnerite­ti publikpriv­at ( PPP). Ai është shprehur tërësisht kundër këtij “binjakëzi- mi” dhe ka bërë thirrje që të mbrohet trualli i TK- së, si tokë e shenjtë, si një Jerusalem për aktorët. Por me kalimin e muajve, edhe aktori Ndrenika ndërroi mendje, duke pranuar propozimin e Veliajt, sipas së cilit nuk do të preket asnjë centimetër nga trualli i Teatrit Kombëtar. Ndrenika, jo vetëm e pranoi këtë propozim, por ishte edhe firmëtar në një peticion dërguar Presidenti­t të Republikës, për miratimin e Ligjit që i hapte udhë shembjes së godinës 80- vjeçare të TK dhe ngritjen e një Teatri të ri nga shoqëria “Fusha” dhe me projekt të arkitektit danez, Bjarke Ingels.

 ??  ??
 ??  ?? Shkolla “Kosova”
Shkolla “Kosova”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania