Panorama (Albania)

Lubonja: Duhet përdorur forca, ia vlen të bësh edhe burg

"Kështu mund të ndërgjegjë­sohen njerëzit, me forcë dhe me kurajë"

-

Dy janë rrugët për të shpëtuar Teatrin: ndërhyrja te ndërkombët­arët dhe forca, sakrifica. Analisti Fatos Lubonja, i pranishëm në takimin e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, u shpreh se tashmë situata ndodhet në një pikë të atillë, kur rrugët e veprimit nuk janë të shumta.

Ai trajtoi fenomenin që e quajti "ndërkombët­arokraci", kur e vetmja zgjidhje bëhen ndërkombët­arët, ndërkohë që çdo strukturë tjetër demokratik­e nuk funksionon. "Nëse ke një hall, në këtë vend, je i pafuqishëm dhe duhet t'i drejtohesh atij më të madhit, që ky i ' madhi' ynë ndihet më i vogël. Një lloj sadomazoki­zmi i turpshëm. Një shoqëri me një vertikalit­et sadomazoki­st, që na fyen të gjithëve. Nëse duhet të qahemi te ndërkombët­arët, atëherë le t'ua japim pushtetin atyre. Por kjo bëhet me një ndryshim kushtetues, që të bëhen ata garantë të ligjit, sepse ne nuk e bëjmë dot. Unë jam i mendimit që pavarësish­t se është fyese që ne nuk përfillemi, nëpërkëmbe­mi, duhet megjithatë, kushdo që ka mundësi, të ndikojë te ndërkombët­arët, të sqarojmë këta njerëz që janë vendimmarr­ës dhe të korrigjohe­n pushtetarë­t tanë", tha Lubonja. Në kushtet e një arrogance të treguar nga ana e pushtetit, kundrejt të gjithë atyre, që kanë reaguar për Ligjin Special për Teatrin, që nga aktorët, te Presidenti i Republikës, sipas Lubonjës, duket se nuk ka mbetur veçse të përdoret forca si në rastin e Kukësit. E pse jo, të rinjtë mund të bëjnë edhe ca burg, për një çështje si kjo e Teatrit Kombëtar, që, sipas Lubonjës, gjithsesi e tejkalon teatrin dhe kthehet në një test për sistemin e ngritur në Shqipëri. "Këtu duhet bërë si në Kukës, por ne nuk e bëjmë dot, se unë dhe Maksi e kemi bërë një herë burgun, ndoshta këta të rinjtë duhet të bëjnë burg, sepse ia vlen. Sepse gjërat vetëm kështu fitohen, kështu mund të

Këtu duhet bërë si në Kukës, por ne nuk e bëjmë dot, se unë dhe Maksi e kemi bërë një herë burgun, ndoshta këta të rinjtë duhet të bëjnë burg, sepse ia vlen. Sepse gjërat vetëm kështu fitohen, kështu mund të ndërgjegjë­sohen njerëzit, me forcë dhe me kurajë

ndërgjegjë­sohen njerëzit, me forcë dhe me kurajë. Para disa ditësh pashë një dokumentar dhe u ndjeva shumë keq. Ishte për përpjekjet e grave në Britani për të fituar të drejtën e votës dhe barazinë. Ishin burgosur 1000 gra. Ishte një lëvizje e jashtëzako­nshme. Dhe një prej tyre, që donte t'i jepte zë kësaj kauze, u sakrifikua fizikisht, i doli para kalit të mbretit dhe vdiq. Nga kjo u ngrit gjithë Londra. Kështu i ka fituar bota këto gjëra dhe ne nuk kemi njerëz me mend që të hapin rrugën. Pra, mendimi im është që të ndikojmë sa më shumë te ndërkombët­arët dhe e dyta është forma e sakrificës, për të sensibiliz­uar njerëzit", tha Lubonja.

 ??  ?? Fatos Lubonja
Fatos Lubonja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania