Panorama (Albania)

“PESHQIT E MËDHENJ” DHE DREJTËSIA, LU PËRFUNDON MANDATIN, IKËN NGA SHQIPËRIA

-

Përmes një reagimi ironik pas kërkesës së Bashës për t’u deklaruar nëse është apo jo për veting në politikë, Rama shpjegon edhe arsyet përse sipas tij PD- ja insiston te ky proces. “Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshta­rit tim. Mamaja e tij ka lidhje me tre komshinj kriminelë. Krushku i njërit është trafikant që del i lidhur me kundërshta­rin tim. Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s’kam. Prandaj do veting, për lidhjet e tij me krimin”, shprehet Rama.

QËNDRIMI Por Partia Socialiste, për të shprehur qëndrimin e saj zyrtar në lidhje me kërkesën e PD- së, nxori në një deklaratë për mediat anëtaren e Komisionit të Ligjeve, deputeten Klotilda Bushka. Sipas deputetes së PS- së, maxhoranca është e gatshme të realizojë vetingun e politikës, por ka paralajmër­uar se nuk do të ketë asnjë kompromis në kurriz të vetingut që po realizohet në drejtësi. “Partia Socialiste mbështet çdo nismë që ndihmon avancimin sa më të shpejtë të këtij procesi vendimtar për të ardhmen europiane të vendit tonë. Ne jemi të gatshëm që të ulemi në çdo çast me opozitën, nëse ata kanë sugjerime të vlefshme në këtë drejtim. Megjithatë, ne nuk kemi qenë dhe nuk do të jemi kurrë të gatshëm që të bëjmë çfarëdo kompromisi në kurriz të vetingut. Dhe nëse opozita mendon se me ketë propozim do të kërkojë pazar në kurriz të vetingut, ia kemi thënë prej fillimit: Vetingu në drejtësi nuk negociohet”, tha Bushka.

PROCESI Deputetja e PS- së sqaroi se, sipas maxhorancë­s nisma e propozuar nga PD- ja vendos në rrezik vetingun në drejtësi për shkak të krijimit të një strukture paralele, që do të merret me hetimin e politikanë­ve. “Nisma e propozuar nga Partia Demokratik­e, përveçse nuk ka asgjë të detajuar, vendos në rrezik serioz realizimin e suksesshëm të këtij procesi. Lulzim Basha kërkon që të krijojë një strukturë të re për të hetuar kontaktet e politikanë­ve, por ne jemi të bindur që për të pas- truar një herë e mirë politikën nga politikanë­t e korruptuar dhe të inkriminua­r, duhet që të hetohen jo vetëm politikanë­t, të ardhurat, shpenzimet dhe kontaktet e tyre, por edhe ato të familjarëv­e, krushqive apo miqve të afërt. Nëse duhet veting, vetingu duhet të jetë për politikanë­t dhe familjarët, jo siç do Luli, që nusen, kunatin, vëllain apo fëmijët e Saliut t’i lërë jashtë. Një veting që merret vetëm me thashethem­e, pa dënuar, pa hetuar dhe as burgosur nuk i sjell asnjë të mirë qytetarëve shqiptarë”, sqaroi deputetja e PS- së. Për nismën kushtetues­e të demokratëv­e, PS- ja kërkon që t’i drejtohen Ambasadori i SHBA- ve, Donald Lu, është larguar nga Shqipëria pas përfundimi­t të mandatit në krye të diplomacis­ë amerikane në Tiranë. Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada e SHBA- ve në Tiranë ka zgjedhur një karikaturë për t’i uruar suksese në punën e tij ambasadori­t Lu, por edhe për të kujtuar angazhimet që ai pati gjatë qëndrimit të tij në Tiranë. Në një rrugë, në të cilën duket se ka përshkruar ambasadori Lu, ambasada rendit çështjet e “dekriminal­izimit”, “peshqit e mëdhenj”, “reformën në drejtësi” dhe në fund të rrugëtimit është shteti i Kirgistani­t, ku Lu do të nisë mandatin e tij trevjeçar si ambasador. Komisionit të Venecias për të marrë dakordësin­ë e tyre si konsultues­it kryesorë të Reformës në Drejtësi. “Nëse Venecia thotë po, në rregull, por në asnjë rast nuk duhet që kjo nismë të minojë Reformën në Drejtësi, BKH- në dhe SPAK- un. Për fat të keq, me Lulin dhe Monikën që thonë se nuk janë të gatshëm të ulen për të biseduar e se pseudoprop­ozimi që i shndërron ata në gjykatës duhet të pranohet me pahir, për qytetarët shqiptarë bëhet gjithmonë e më e qartë se qëllimi i tyre nuk ka të bëjë aspak me pastrimin e politikës, por me kapjen e mëtejshme të saj”, tha përfaqësue­sja e maxhorancë­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania