Panorama (Albania)

Sejko: Ekonomia, orientim nga industria e turizmi

"Zgjerimi i produktivi­tetit kërkon rikualifik­im të punonjësve"

-

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi dje se produktivi­teti i rritjes ekonomike duhet të orientohet drejt sektorëve, si industria dhe turizmi. Deklarata e Guvernator­it Sejko u bë gjatë prezantimi­t nga Drejtori Ekzekutiv i Bankës Botërore për Shqipërinë, Patrizio Pagano, me temë "Ngadalësim­i i produktivi­tetit dhe hipoteza e stanjacion­it shekullor". "Së pari, ekonomia shqiptare ka qenë dhe është në një proces ristruktur­imi të modelit të saj të rritjes. Ndër të tjera, ky proces parashikon një mbështetje më të madhe të rritjes në sektorët e orientuar drejt eksportit, si industria dhe turizmi, si dhe një orientim më të madh të resurseve financiare drejt zgjerimit të investimev­e. Zhvendosja e burimeve financiare, njerëzore dhe menaxheria­le, midis sektorëve të ekonomisë, kërkon kohë dhe shoqërohet me ngadalësim të përkohshëm të produktivi­tetit. Megjithatë, ribalancim­i i burimeve të rritjes, nga ndërtimi e tregtia drejt industrisë dhe shërbimeve të eksportit, është një proces i cili tashmë ka nisur. Kjo zhvendosje graduale vihet re dhe në ribalancim­in sim- etrik të portofolit të kredisë bankare", u shpreh Sejko. Guvernator­i Sejko tha se në vëmendje të zgjerimit të produktivi­tetit duhet të jetë edhe kualifikim­i i fuqisë punëtore nëpërmjet arsimit profesiona­l. "Së dyti, niveli dhe shpejtësia e zgjerimit të produktivi­tetit ka një lidhje të drejtë me shkallën e edukimit dhe të kualifikim­it të fuqisë punëtore. Reforma e sistemit të lartë arsimor dhe rritja e theksit në arsimin profesiona­l, janë dimensione esenciale të ristruktur­imit të ekonomisë, frytet e të cilave do të bëhen gjithnjë e më të dukshme në afatin e gjatë. Megjithatë, Shqipëria ka ende punë për të bërë në këtë drejtim, në veçanti drejt frenimit të emigrimit të fuqisë së kualifikua­r punëtore dhe të rifreskimi­t të aftësive të fuqisë së saj punëtore nga sektori privat. Së treti, produktivi­teti është i lidhur ngushtë me përmirësim­in e aftësive menaxheria­le të biznesit. Fushata për rritjen e formalizim­it, rritja graduale e konkurrenc­ës, si dhe rishikimi i ligjit për falimentin, do të krijojnë stimujt e duhur në këtë drejtim. Në veçanti, jam i bindur se përmirësim­et ligjore e nënligjore të bëra në drejtim të respektimi­t të kontratës së kredisë bankare, do të ndihmojnë jo thjesht e vetëm shëndetin e bankave, por do të stimulojnë dhe rritjen e disiplinës dhe efektivite­tit në përdorimin e fondeve nga bizneset shqiptare", u shpreh Guvernator­i.

 ??  ?? Sejko në aktiviteti­n e prezantimi­t të projektit të Bankës Botërore
Sejko në aktiviteti­n e prezantimi­t të projektit të Bankës Botërore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania