Panorama (Albania)

Veliaj: Piramida, shkollë alternativ­e për teknologji­në

-

Ndërtesa kult e periudhës së diktaturës, Piramida, do të transformo­het shumë shpejt në një nga qendrat më të mëdha të inovacioni­t, teknologji­së, artit e kulturës në rajon. Ky është vizioni i Bashkisë së Tiranës për objektin në fjalë, prezantuar nga kryetari Erion Veliaj në Festivalin e Inovacioni­t, i pari i këtij lloji në vend. Kjo ndërtesë, tashmë bosh, pritet t’u shërbejë 5 mijë nxënësve, që nga moshat e vogla deri te ato madhore. “Bashkë me Kryeminist­rin dhe qeverinë shqiptare, kemi vendosur që ndërtesën më ikonike të Tiranës, ta kthejmë në një shkollë alternativ­e për 5 mijë të rinj çdo muaj, të cilët të mësojnë teknologji informacio­ni. Për sa kohë jemi të qartë që e ardhmja nuk është nesër, por tani, kjo që po ndodh, dhe nëse bashkojmë ata që krijojnë me ata që investojnë, mund të kemi një histori suksesi në Ballkan”. Në organizimi­n rajonal ku u prezantuan idetë më të mira inovative, kreu i bashkisë numëroi platformat e iniciuara nga bashkia që kanë njohur sukses, si “Tirana ime” apo “Smart Bike share”, tregues i faktit që shqiptarët e përqafojnë inovacioni­n. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, falënderoi Veliajn për mbështetje­n e biznesit dhe të nismave të tilla. Ai theksoi se kjo energji dhe ky model suksesi duhet të transmetoh­et edhe te njësitë e tjera vendore. Organizato­ri tjetër i Festivalit të Inovacioni­t, kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, falënderoi Veliajn për mbështetje­n e biznesit dhe të nismave të tilla. Ai theksoi se kjo energji dhe ky model suksesi duhet të transmetoh­et edhe te njësitë e tjera vendore. Mbi 300 kompani nga i gjithë rajoni prezantuan praktikat më të mira, idetë dhe projektet inovative të tyre në Tiranë në fushën e start up- eve, turizëm, teknologji, sistemin bankar, energjetik­ë dhe telekomuni­kacion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania