Panorama (Albania)

Nikolla: Gjuha rome do të mësohet në shkolla

“Romishtja, së shpejti në sistemin tonë arsimor, histori suksesi”

-

Nxënësit romë nuk do të ndihen më “të lënë pas dore”, pasi gjuha që ata flasin në strehimin e tyre do të futet shumë shpejt në sistemin arsimor.

Këtë e ka deklaruar një ditë më parë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, në forumin kombëtar “Rruga drejt Arsimit Gjithëpërf­shirës”. Duke folur për mundësinë e arsimimit për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja theksoi se gjithëpërf­shirja nuk ka vetëm nxënësit me aftësi të kufizuar, por dhe fëmijët që vijnë nga komuniteti rom, egjiptian apo të tjera në disfavor për të ndjekur shkollën. Sipas Nikollës, shumë shpejt MAS do të njohë atë që e cilësoi “një histori suksesi”, mësimi i gjuhës rome në sistemin tonë arsimor, por pa dhënë më tepër detaje për mënyrën se si do të implemento­het kjo nismë. KLASAT KOLEKTIVE Në tryezën për arsim gjithëpërf­shirës, ministrja ndau një tjetër shqetësim të saj për nxënës, që e kanë të pamundur të marrin mësim njësoj si bashkëmosh­atarët e tyre, klasat kolektive. Por pavarësish­t debatit politik që po shoqëron procesin, Nikolla shprehet e vendo- sur në mbylljen e tyre. “Janë 33 mijë nxënës që mësojnë në klasa kolektive dhe në momentin që marrim guximin, sepse plani ka vite që fle në ministrin e Arsimit se si t’i riorganizo­jmë këto, historia serviret se si po mbyllen shkolla. Nuk po mbyllen shkolla. Bëhet fjalë për shkolla me dhjetë apo 15 nxënës ku mësojnë grupmosha të ndryshme në të njëjtën klasë. Kemi një vit që diskutojmë me prindërit, një vit që diskutojmë me pushtetin vendor, një vit që shohim terrenin, duke ecur dhe parë se si mund ta mundësojmë transporti­n, sepse jo kudo është e mundur mbyllja e klasës kolektive”, sqaroi ministrja. Në të gjithë vendin numërohen rreth 3200 klasa kolektive, brenda së cilës mësojnë fëmijë të klasave të ndryshme. Pak ditë më parë, Ministria e Arsimit ka bërë publik planin që do të ndiqet për transferim­in e nxënësve në shkollat më të afërta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania