Panorama (Albania)

Shkëmbim zjarri në lokal, Policia arreston pronarin

Ngjarja pas një debati, shpallet në kërkim klienti 50- vjeçar

- ETLEVA DELIA

Një përplasje me armë ndodhi mbrëmjen e së hënës në ambientet e një lokali në zonën e njohur si ish- Uzina Enver, në Tiranë.

Policia tha se nga të shtënat nuk pati persona të plagosur, megjithëse nga dëshmitarë­t, por dhe burime nga vendi i ngjarjes, mësohet se pronari i lokalit ka pësuar disa lëndime të lehta. Ngjarja u raportua në Polici nga banorët e zonës, të cilët telefonuan në sallën operative rreth orës 21: 00, duke thënë se kishin dëgjuar të shtëna armësh zjarri. Në vendngjarj­e, shërbimet e Komisariat­it Nr. 2 sekuestrua­n 2 gëzhoja, që dyshohet se u përkasin dy armëve të ndryshme. Megjithatë, pistoletat ende nuk janë gjetur nga Policia. Në lokalin ku kishte ndodhur konflikti u konstatuan gjurmë gjaku, por asnjë nga personat e përfshirë në ngjarje. Pronari i lokalit, 35- vjeçari Laert Hita, ishte larguar për t'u mjekuar në një spital, ndërsa klienti, që po ashtu qëlloi me pistoletë, mundi të largohej para se të mbërrinte Policia. Burimet thanë se në përfundim të veprimeve në vendngjarj­e dhe fazës së parë të hetimeve paraprake, u arrestua pronari i lokalit, Laert Hita, i cili akuzohet për armëmbajtj­e pa leje, ndërsa u shpall në kërkim personi tjetër, Adrian Pashaj, 50 vjeç, i cili mësohet se ndodhej si klient në lokal. Megjithatë, ende nuk janë saktësuar motivet e ngjarjes. Vetë i arrestuari nuk ka dhënë detaje rreth asaj që ka ndodhur, duke thënë se ka qenë një debat për motive të dobëta.

NGJARJA

Policia e Tiranës njoftoi dje se pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën "Shefqet Musaraj", është arrestuar shtetasi Laert Hita, për veprat penale "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luft- arak" dhe "Kanosje". Ndërsa tha se është identifiku­ar shtetasi tjetër i përfshirë në konflikt, i cili është shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak". Laert Hita, 35- vjeç, i cili është pronari ku ndodhi ngjarja, dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri dhe sipas pretendime­ve të tij, ky veprim ka qenë kundërpërg­jigje pasi është qëlluar në drejtim të tij nga personi tjetër. Megjithatë, për të saktësuar këtë moment janë sekuestrua­r nga Policia pamjet e kamerave të sigurisë në ambientet e brendshme dhe të jashtme të lokalit. Burimet thanë se Hita ka pësuar disa lëndime të lehta, por jo nga armët e zjarrit. Ai është plagosur nga xhamat që janë thyer dhe fillimisht është futur në tualet, ku janë konstatuar njolla gjaku e më pas është larguar për t'u mjekuar. "Shërbimet e Policisë të Komisariat­it Nr. 2, arrestuan shtetasin Laert Hita, 35 vjeç, si dhe identifiku­an dhe shpallën në kërkim shtetasin A. P., 50 vjeç. Këta shtetas mbrëmjen e djeshme, në lokalin në pronësi të L. H., për motive të dobëta janë konfliktua­r fizikisht me njëri- tjetrin, ku gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri- tjetrit, por pa pësuar dëmtime nga të shtënat", tha zyrtarisht Policia.

 ??  ?? Laert Hita, pronari i lokalit që u arrestua
Laert Hita, pronari i lokalit që u arrestua
 ??  ?? Lokali ku ndodhi ngjarja
Lokali ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania