Panorama (Albania)

Frroku humb betejën në Strasburg ndaj shtetit shqiptar për arrestimin

-

Ish- deputeti Mark Frroku ka humbur betejën me shtetin shqiptar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Ai kishte paditur shtetin për arrestimin e tij në vitin 2015, duke pretenduar se ishte arrestim i paligjshëm dhe i motivuar politikish­t. Mirëpo, Gjykata e Strasburgu­t i ka rrëzuar pretendime­t e ish- deputetit Frroku. Vendimi i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut është marrë ditën e djeshme. Ish- deputeti Mark Frroku u arrestua në vitin 2015, pasi ndaj tij kishte akuza për vrasje në Belgjikë, si edhe u vu nën akuzë në Shqipëri për mosdeklari­m të pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm. Pas një procesi të gjatë gjyqësor, Mark Frroku u shpall fajtor vetëm për fshehje të pasurisë dhe këtë vit fitoi lirinë me kusht nga Gjykata e Fierit, pasi kishte plotësuar kriteret. Po kështu, ai u shpall fajtor edhe për "kallëzim të rremë" sa i përket të ashtuquajt­urit atentat ndaj Tom Doshit.

Ish- deputeti Mark Frroku u arrestua në mars të vitit 2015, fillimisht me akuzën për "kallëzim të rremë", pasi bashkë me deputetin tjetër, Tom Doshi, u akuzuan se sajuan një skenar atentati. Pak ditë më vonë, për Frrokun u lëshua një urdhërarre­st i dytë bazuar në një urdhër kërkimi nga autoritete­t belge, të cilat e akuzonin atë për vrasjen e një emigranti shqiptar në vitin 1999. Ai u shpall i pafajshëm për akuzën e vrasjes, por u dënua për akuzat e tjera që Prokuroria ngriti ndaj tij. Ato janë: "refuzimi për deklarim, mosdeklari­mi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", "pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale" dhe "ndërtimi i paligjshëm". Ai u zgjodh deputet si i pari i listës së një partie të vogël politike në zonën e Shkodrës në koalicion me Partinë Sociliste dhe LSI në zgjedhjet e vitit 2013 dhe ishte që në fillim një nga emrat e përfolur në përpjekjen për dekriminal­izimin e Kuvendit. Ndërsa vëllai i tij, Arben Frroku, i cili po ashtu ishte në listën e kandidatëv­e për deputet në vitin 2013, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit të Policisë Dritan Lamaj dhe ndodhet i arrestuar në Holandë, në pritje të ekstradimi­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania