Panorama (Albania)

Babai keqtrajton djalin e mitur, i gjendet armë në shtëpi

-

TIRANE - Policia e Tiranës ka arrestuar të hënën një 47- vjeçar, i cili keqtrajton­te dhe ushtronte dhunë të vazhdueshm­e fizike ndaj djalit të tij të mitur. Por nga ana tjetër, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet edhe një armë zjarri dhe një sasi e madhe fishekësh. I arrestuari është Bilbil Dafku, i cili akuzohet për armëmbajtj­e pa leje, keqtrajtim të të miturve dhe dhunë në familje. Ngjarja është denoncuar në Polici nga fqinjët e familjes Dafku, të cilët kanë dëgjuar të bërtitura dhe të qara në shtëpinë ku po keqtrajtoh­ej i mituri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Komisariat­it Nr. 1, që kanë bërë të mundur arrestimin e 47vjeçarit, duke bërë që të parandaloh­ej edhe ndonjë ngjarje e mundshme kriminale. Policia tha se djali i mitur i të arrestuari­t, 15- vjeçari me iniciale D. D., është dërguar për ekzaminim mjekoligjo­r, pasi nga këqyrja që i është bërë në banesë nga oficerët e policisë në praninë e së ëmës, janë konstatuar shenja të dukshme dhune në pjesë të ndryshme të trupit. Vetë i mituri është marrë në pyetje edhe në praninë e një psikologej­e, duke treguar se ai keqtrajtoh­ej vazhdimish­t nga i ati, i cili kthehej në shtëpi në gjendje të dehur. Madje, ka deklaruar se nuk ishte vetëm ai objekt i dhunës në familje, por edhe familjarët e tjerë. Policia tha se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bilbil Dafku u gjetën dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale një automatik model 56, 2 karikatorë me fishekë, si dhe 347 fishekë model 56. Vetë i arrestuari në momentet e para kur është ndaluar nga policia nuk ka pranuar të japë shpjegime për motivet e ngjarjes. Megjithatë, gjatë paradites së djeshme ai është shprehur i penduar pse ka keqtrajtua­r të birin, duke thënë se gjithçka ka ndodhur kur ai ka qenë nën efektin e alkoolit, por i ndikuar edhe nga kushtet e vështira ekonomike. Policia tha se materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurori për tri vepra penale, "Keqtrajtim i të miturit", "Dhunë në familje" dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

 ??  ?? Arma dhe fishekët e sekuestrua­r
Arma dhe fishekët e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania