Panorama (Albania)

Digjet makina e pronares së lokalit të basteve: Kërcënim

Dyshohet konkurrenc­ë ose hakmarrje nga klientë që lanë paratë

- SHKODER/ SENAD NIKSHIQI

Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit, ndërsa po punon për identifiki­min dhe kapjen e tyre. Pas vënies së flakës me benzinë është njoftuar reparti zjarrfikës dhe Policia e Shkodrës. Zjarrfikës­it kanë shkuar menjëherë në vendngjarj­e dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve tek makina e djegur pjesërisht me benzinë

Pronares së një lokali bastesh në Shkodër i djegin makinën gjatë natës.

Persona ende të paidentifi­kuar e kanë spërkatur automjetin me benzinë dhe më pas i kanë vënë flakën, duke e dëmtuar pjesërisht. Paraprakis­ht, Policia ka dyshime se ngjarja mund të ketë motiv konkurrenc­ën, por nuk përjashtoh­et as pista e një hakmarrjej­e të mundshme nga ndonjë person që ka humbur sasi lekësh në pikën e basteve sportive. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, nuk përjashtoh­et as pista e ndonjë konflikti personal të vetë pronares, ndonëse nuk ka asnjë provë rreth kësaj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vojo Kushi” rreth orës 01: 30. Policia vendore e Shkodrës ka marrë një telefonatë në sallën operative se një mjet ishte në flakë. Menjëherë në vend mbërritën blutë, por edhe forcat zjarrfikës­e, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve. Sipas të dhënave të Policisë, mjeti tip “Ford” me targë AA 368 RA, ka qenë i parkuar në anë të rrugës “Qemal Draçini”, kur persona ende të paidentifi­kuar e kanë spërkatur me lëndë djegëse dhe më pas i kanë vënë flakën me qëllimin për ta djegur. Sipas burimeve, makina në fjalë është në pronësi të shtetases Arjana Lukaj, nga fshati Stajkë i Bashkisë Vau Dejës, por prej disa kohësh ajo jetonte në një pallat në lagjen “Vojo Kushi”, shumë afër vendit ku u dogj makina e saj. Shtetasja Arjana Lukaj është marrë në pyetje nga Policia dhe ajo në deklaratat e para pretendon se ngjarja është e qëllimshme. Sipas saj, persona që ende nuk i di se kush janë i kanë vënë flakën makinës së saj, me qëllimin për t’i dhënë një mesazh kërcënues. Kjo ngjarje, sipas pronares së makinës mund të ketë lidhje me biznesin ku ajo është e përfshirë, një lokal dhe baste sportive në afërsi të bustit të Prekë Calit në Shkodër. Për Policinë, pronarja e mjetit ka dhënë disa versione sa u përket arsyeve të djegies së makinës së saj, por pa përmendur emra konkretë personash. Në këtë mënyrë, Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit, ndërsa po punon për identifiki­min dhe kapjen e tyre. Pas vënies së flakës me benzinë është njoftuar reparti zjarrfikës dhe Policia e Shkodrës. Zjarrfikës­it kanë shkuar menjëherë në vendngjarj­e dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve tek makina e djegur pjesër- isht me benzinë. Policia po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, ndërsa po këqyren edhe kamerat e sigurisë. Blutë ndërkaq shoqëruan rojën e një objekti aty afër për ta pyetur, por ai tha se nuk ka parë asgjë nga ajo çfarë ka ndodhur.

 ??  ?? Makina e djegur
Makina e djegur
 ??  ?? Protesta e familjarëv­e, dje në Lazarat
Protesta e familjarëv­e, dje në Lazarat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania