Panorama (Albania)

Basha: Bashkëpunë­tori në vrasjen e Azemit kërcënoi Agron Shehajn

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka paralajmër­uar Kryeminist­rin Rama se, nëse deputetëve të opozitës do t’u preket edhe një fije floku, ai do të mbajë përgjegjës­i me kokën e tij. Deklarata e fortë e Bashës erdhi në një dalje të jashtëzako­nshme për mediat, menjëherë pas kërcënimit që kryeinspek­tori i IKMT- së i bëri deputetit të PD- së, Agron Shehaj. Basha zbuloi se kryeinspek­tori Fatmir Meta është bashkëpunë­tor në vrasjen e liderit të dhjetorit, Azem Hajdari. “Kryeinspek­tori Fatmir Meta, Fatmiri i Nasibesë siç njihet ndryshe, kërcënoi deputetin e Partisë Demokratik­e, Agron Shehaj, ndërsa ai bënte detyrën në krah të njerëzve, duke i kërkuar llogari kryeinspek­torit dhe banditëve të tij për veprimet e tij antiligjor­e. Për ata që nuk e njohin, sepse janë tepër të rinj ose dhe e kanë harruar historinë e 20 vjetëve më parë, Fatmiri Nasibesë, Fatmir Meta, është ish- shefi i Komisariat­it të Tropojës në periudhën më të errët. Me makinën e shefit të Komisariat­it të Tropojës, pra, të Fatmir Metës, udhëtoi më 12 shtator 1998 për në Tiranë, banda që ekzekutoi heroin e demokracis­ë, Azem Hajdari. Po atë natë, me makinën e shefit të tyre, Fatmir Meta, banda e veshur me uniformën e Policisë u kthye në Tropojë e pa u ndaluar nga askush. Nën përgjegjës­inë e plotë të Fatmir Metës, Komisariat­i i Tropojës veshi nën uniformë bandat dhe banditët, që terrorizua­n të gjithë veriun e Shqipërisë. Bashkëpunë­tori në vrasjen e Azem Hajdarit, anëtari i bandës së Zani Çaushit dhe kryeinspek­tor i Edi Ramës kërcënoi sot deputetin Agron Shehaj”, tha Basha. Sipas kreut të PD- së, kur një përfaqësue­s i Policisë arrin të kërcënojë një deputet, është e qartë se nuk ka më siguri për askënd në këtë vend. “Që prej ardhjes së Edi Ramës në pushtet, bashkëpunë­tori në vrasjen e Azem Hajdarit, i shërben bandës së Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës. Rama dhe Xhafaj e kanë hedhur Policinë në sulm kundër popullit për të mbrojtur grabitjen, për të mbrojtur oligarkët, për të mbrojtur kriminelët, me të cilët ndajnë paratë. Kur policia arrin të dhunojë një deputet, është e qartë se ajo është kthyer në një bandë pa tru në shërbim të kryesundim­tarit. Nuk ka më siguri për askënd, me përjashtim të kriminelëv­e. Sot në Shqipëri janë të sigurt vetëm kriminelët, të cilët bëjnë ligjin me bekimin dhe ndihmën e Edi Ramës. Edi Ramës po i jap këtë paralajmër­im: Një fije floku po iu prek çdo deputeti apo përfaqësue­si të opozitës, nga banditi yt Fatmir Meta apo banditët e tjerë, që ke lëshuar si zagarë në të gjithë Shqipërinë, përgjegjës­inë do ta mbash ti dhe vetëm ti Edi Rama, në kokën tënde”, tha Basha. Partia Demokratik­e depozitoi një kallëzim penal për Fatmir Metën, ndërkohë që Basha e paralajmër­oi se ndonëse drejtësia e ka shpëtuar njëherë për çështjen “Hajdari”, shumë shpejt rrota e drejtësisë do ta kapë për bishti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania