Panorama (Albania)

Merkel e shkarkon, shefi i Inteligjen­cës gjermane ikën nga pozita

-

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka marrë vendimin e vështirë për të shkarkuar nga detyra shefin e brendshëm të Shërbimeve të inteligjen­cës, Hans- Georg Maassen. Ai u detyrua të dorëhiqet nga ky post dhe të shkojë në një pozicion të lartë në Ministrinë e Brendshme, pas qëndrimit të tij mbi sulmet ndaj emigrantëv­e, një qëndrim që binte në kontrast me deklaratën e Kancelares. Për trazirave të së djathtës ekstreme në Chemnitz më 26 gusht, ku një grup ekstremist­ësh sulmonin dhunshëm emigrantët, Massen tha se pamjet mund të ishin të rreme, vetëm pak orë pasi Kancelarja Merkel the se ishte e qartë se pamjet shfaqnin një frymë urrejtjeje të pajustifik­uar dhe të dënueshme. Pas vrasjes së gjermanit Daniel Hillig në një sherr me emigrantët, në qytetin lindor të Gjermanisë janë raportuar disa sulme ksenofobe, si përndjekje raciste dhe në pamje të publikuara janë dukur protestues­it, duke ndjekur disa persona dhe duke gjuajtur shishe dhe fishekzjar­rë. Shkarkimi nga detyra i Massen ishte një vendim i vështirë për Kancelaren, pasi ai gëzonte mbështetje­n e madhe të aleatëve të saj në koalicioni­n qeveritar, CSU, që kanë një qëndrim kundër dyerve të hapura për emigracion­in. Me sa duket, kanë gjetur një marrëveshj­e. Transferim­i i tij ishte një kompromis në mes Merkelit dhe partnerëve të saj të koalicioni­t, ministrit të Brendshëm, Horst Seehofer nga CSU bavareze të së djathtës dhe kreu i qendrës së majtë Social Demokrat ( SPD), Andrea Nahles. Massen ikën nga Shërbimi i Spiunazhit BfV dhe do të bëhet sekretar i shtetit në Ministrinë e Brendshme.

 ??  ?? Hans- Georg Massen
Hans- Georg Massen
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania