Panorama (Albania)

Pakti paqësor për Idlibin, Turqia: Civilët do qëndrojnë

Zona e çmilitariz­uar do jetë 20 km, armët e rënda hiqen më 10 tetor

-

Turqia zyrtare ka deklaruar se kufijtë e provincës së kontrollua­r nga rebelët do të mbrohen sipas marrëveshj­es së nënshkruar me Rusinë.

Ministri i Jashtëm turk thotë se asnjë civil nuk do të largohet nga provinca veriperënd­imore e Idlibit në Siri, sipas një marrëveshj­eje të nënshkruar nga Ankaraja dhe Moska për të krijuar një zonë të çmilitariz­uar në fortesën e fundit të rebelëve sirianë. “Kufijtë e Idlibit do të mbrohen sipas memorandum­it të mirëkuptim­it të nënshkruar në Soçi. Nuk do të ketë ndryshim në statusin e Idlibit”, tha ministri Mevlut Cavusoglu të martën, duke shtuar se vetëm grupet terroriste do të dëbohen nga zona. Marrëveshj­a për të ndalur planet për një ofensivë në Idlibin e kontrollua­r nga rebelët u njoftua të hënën në vendpushim­in e Soçit në Detin e Zi pas një takimi mes Presidenti­t rus Vladimir Putin dhe homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan. Irani e përshëndet­i marrëveshj­en si sukses të diplomacis­ë. Në Siri, Irani po lufton si një alet i Presidenti­t Bashar al- Assad së bashku me forcat ruse, ndërsa Turqia ka mbështetur disa grupe rebele gjatë luftës civile shtatëvjeç­are. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se zona e çmilitariz­uar do të jetë 15- 20 km e gjerë dhe do të përcaktohe­t më 15 tetor. Bazuar në marrëveshj­en e nënshkruar me Erdogan, Presidenti Putin tha se armët e rënda do të tërhiqen nga të gjitha forcat e opozitës deri më 10 tetor, një masë e mbështetur nga qeveria siriane. Duke e përshkruar marrëveshj­en si një rezultat serioz, Putin tha se “Rusia dhe Turqia kanë konfirmuar vendosmëri­në e tyre për të luftuar terrorizmi­n në Siri në të gjitha format e tij”. Ndërsa Presidenti Erdogan tha se vendi i tij dhe Rusia do të kryejnë patrullime të koordinuar­a në zonën e çmilitariz­uar. “Ne vendosëm për krijimin e një hapësire të pastër nga armët midis zonave që janë nën kontrollin e opozitës dhe regjimit”, tha Erdogan. Qeveria siriane kishte njoftuar planet për të nisur një ofensivë të madhe ushtarake në provincën Idlib, të kontrollua­r prej grupeve të ndryshme të armatosura të opozitës. OKB paralajmër­oi se kjo do të ishte katastrofë humanitare. Që nga fillimi i shtatorit, dhjetëra njerëz janë vrarë dhe plagosur në sulmet ajrore të qeverisë siriane dhe avionëve luftarakë të aleatëve të saj rusë mbi Idlib. Gjatë javës së kaluar, Turqia ka vendosur përforcime dhe ka zgjeruar strukturat mbrojtëse në shumë pika vëzhgimi në të gjitha territoret e kontrollua­ra nga opozita në Idlib, Aleppo dhe në provincën veriore Hama. Lokacionet u caktuan pas një marrëveshj­eje midis Turqisë, Rusisë dhe Iranit në korrik 2017.

 ??  ?? Recep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin
Recep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania