Panorama (Albania)

Arsyet pse nuk do realizohet “korrigjimi i kufijve”

-

Zhurma e krijuar nga deklarata e Presidenti­t të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi, në muajin gusht në konferencë­n e Alpabah, Austri, se do të shqyrtonin ndryshime të kufijve si pjesë e normalizim­it të marrëdhëni­eve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ka nxitur kundërreag­ime të forta. Shumë analistë, diplomatë, ekspertë dhe politologë janë shprehur kundër kësaj ideje, e cila sipas tyre do të sillte vetëm destabiliz­im dhe do të krijonte një efekt domino për zona të tjera në Ballkan dhe në botë. Të paktë janë ata që e kanë mbështetur këtë opsion, ose të paktën kanë qenë të hapur për eksplorimi­n e tij. Një ndryshim kufijsh mes Kosovës e Serbisë prej kohësh hidhej poshtë nga BE- ja dhe SHBA- ja, si vijë e kuqe që, nëse do të shkelej, rrezikonte të ringjallte konfliktin etnik. Por SHBA- ja, nën drejtimin e administra­tës Trump ka ndryshuar qëndrim. Revista prestigjio­ze britanike “The Economist” analizon se, “Parashikim­i ynë kyç është se një ndryshim kufijsh nuk do të ndodhë. Këtë e arsyetojmë në tri pika. E para, ka kundërshti­m të gjerë në Kuvendin e Kosovës, si në mesin e partive në pushtet, ashtu edhe në mesin e atyre opozitare, për një hap të tillë. E dyta, do të shfaqeshin vështirësi të konsiderue­shme për arritjen e një marrëveshj­eje për specifikat që do të kënaqnin udhëheqësi­t e Kosovës dhe Serbisë dhe popullatat e prekura; për shembull, shumica e serbëve në Kosovë jetojnë në jug dhe në lindje, zona që nuk përfshihen në propozimin për ndryshim kufijsh. Përfundimi­sht, kundërshti­met e vazhdueshm­e nga Gjermania dhe Britania e Madhe përbëjnë një kundërpesh­ë ndaj mbështetje­s së dukshme nga zyrtarët e BE- së, SHBA- së dhe Rusia”, shkruan “The Economist”. Sipas analizës, propozimi për ndryshim kufijsh mund të jetë vetëm një taktikë negociuese nga Presidentë­t e Kosovës dhe Serbisë, për të përgatitur BE- në dhe votuesit në vendet e tyre për një marrëveshj­e më modeste dhe më të arritshme Kosovë- Serbi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania