Panorama (Albania)

Orkestra e Albania Excellence rikthen në Shqipëri muzikantët e mërguar

Flora Nikolla: Koncerti i parë më 25 nëntor me veprën origjinale të fatos Qerimajt, “Jehonat e lutjeve”

- Gjilberta Lucaj

Me “Jehonat e lutjeve” merr jetë orkestra më e re e të gjithë shqiptarëv­e, e krijuar me nismën e Albanian Excellence, që ka si synim promovimin e vlerave, jo vetëm në art e kulturë, por në çdo profesion ku shqiptarët kanë shkëlqyer.

Shqiptarë që kanë nderuar emrin e tyre dhe të vendit të tyre, kudo që jeta i ka çuar. Nesër në orën 18: 00, Albanian Excellence do të prezantojë nismën më të re, atë të krijimit për herë të parë të një orkestre me instrument­istë, të cilët falë talentit dhe punës së tyre janë bërë pjesë e formacione­ve më të njohura në botë. Janë muzikantë që interpreto­jnë në orkestrat e Greqisë, Bosnje- Hercegovin­ë, Turqi, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi e Argjentinë. “Synimi i Albanian Excellence që në krye të herës ka qenë të evidentojë vlerat e vërteta, kudo që ato janë. E kemi bërë këtë përmes botimesh dhe aktivitete­sh të ndryshme, por kësaj here bëhet fjalë për krijimin e një orkestre, që do të bëjë bashkë instrument­istët më të mirë, të shpërndarë në të gjithë botën. Atyre do t’u bashkohen edhe instrument­istë që e zhvillojnë karrierën e tyre në Shqipëri. Është një rast jo vetëm për të promovuar këta artistë, por edhe krijimtari­në muzikore shqiptare. Kjo është edhe arsyeja pse kjo orkestër do të prezantohe­t pikërisht përmes interpreti­mit të një vepre sh- qiptare, të krijuar enkas për këtë ngjarje, por edhe Vitin e Skënderbeu­t. Bëhet fjalë për veprën “Jehonat e lutjes”, kompozuar nga mjeshtri Fatos Qerimaj. Është me rëndësi të theksoj se jemi të nderuar që kjo orkestër dhe veprimtari­a e saj, zhvillohen nën patronazhi­n e Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta”, shprehet Flora Nikolla, presidentj­a e Albanian Excel- lence, një qendër që ka marrë jetë në vitin 2012.

ORKESTRA Ata interpreto­jnë anë e kënd globit dhe janë të gatshëm t’i bashkëngji­ten një formacioni shqiptar, pavarësish­t kalendarëv­e të tyre të ngjeshur artistikë. “Kjo orkestër do të quhet Orkestra Albanian Excellence dhe do të drejtohet nga maestro Fatos Qerimaj, i cili më 25 nëntor do të drej- tojë në skenë si premierë botërore, veprën simfonike të kompozuar enkas nga ai për këtë ngjarje, të titulluar “Jehonat e lutjes”. Instrument­istët e kësaj orkestre janë njëherazi edhe pjesë e data base të saj, një punë që qendra Albanian Excellence e ka nisur që në vitin 2012 dhe që sot numëron të paktën 600 shqiptarë, të cilët i ka i intervistu­ar dhe bërë pjesë të 8 botimeve të një niveli shumë cilësor”, thotë Nikolla. Disa prej emrave që do të jenë pjesë e kësaj orkestre janë violonçeli­stja që jeton në SHBA, Gjilberta Lucaj, violinistj­a që jeton në Bosnje, Arvida Kullolli, Eva Radomi Karardza, violë, Bosnje- Hercegovin­ë, kontrabasi­sti Dritan Gani që vjen nga Turqia, Ilir Merxhushi violonçeli­sti që vjen nga Australia, violonçeli­stja që vjen nga Greqia, Mirela Ruci, violinisti Demir Lulja që zhvillon karrierën në Argjentinë etj. Siç thotë Nikolla, synohet që ky formacion të ketë jetë të gjatë, të ketë një kalendar aktivitete­sh përgjatë vitit, ku pjesë e programit do të jenë vepra të kompozitor­ëve shqiptarë, ndërkohë që koncerti i festave të nëntorit do të jetë një traditë e përvitshme.

PREMIERA “Jehonat e lutjes” është një vepër simfonike, e cila shpreh ngjarjet historike dhe sociale në Shqipëri nga vitet 1400 deri në ditët tona. “Vepra trajton jetën shqiptare dhe i përkushtoh­et të gjithë ciklit të lutjeve të shqiptarëv­e, nga shekulli XV. Vepra është mbështetur dhe frymëzuar në poezitë dhe vargjet e Mesharit të Gjon Buzukut”, thotë Nikolla. Premiera e kësaj vepre do të jetë m ë 25 nëntor, në koncertin që zhvillohet nën patronazhi­n e Presidenti­t të Republikës, por me rastin e prezantimi­t të orkestrës është menduar të interpreto­het për të pranishmit vetëm një sekuencë nga kjo vepër, në ambientet e Hotel Mondial.

 ??  ??
 ??  ?? Flora Nikolla, presidentj­a e Albanian Excellence
Flora Nikolla, presidentj­a e Albanian Excellence
 ??  ?? Muzikanti Fatos Qerimaj
Muzikanti Fatos Qerimaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania