Panorama (Albania)

Inter i çmendur, Ikardi e Vesino rikthejnë magjinë

Gjashtë vite e gjysmë pritje, zikaltrit përmbysin Totenhemin in ekstremis

-

Ikardi dhe Vesino, pikërisht si në "Olimpico" kundër Lacios, si atë të diel maji ( 20/ 5) ku zikaltrit u rikthyen në Champions.

Nata që Interi priste prej gjashtë vitesh e gjysmë përfundon me çmenduri. Gol i parë ( dhe i jashtëzako­nshëm) në Ligën e Kampionëve i Mauro Ikardit që barazon Totenhemin 4' nga fundi dhe goditja me kokë e Matias Vesinos në të 92- ën i japin jetë rilindjes dhe Interi "risheh yjet" ( fushata e tifozëve). Dhe Luçiano Spaleti, që po shihte përpara tij një krizë të thellë dhe të papritur vetëm disa javë më parë, ringrihet pas një fundi prej luanësh. "San Siro", i nxehtë si zakonisht, sërish i stërmbushu­r ( 64 mijë tifozë prezentë), pati frikë, por thirrjet e popullit zikaltër në fund të ndeshjes ishin një britmë lufte. Mjaftuan 6 minuta për të ndryshuar historinë: deri në të 84- ën Interi nuk u shfaq kurrë i rrezikshëm, Ikardi ishte në hije, Totenhemi shfaqi pjekurinë dhe kontrolloi lojën falë golit ( edhe me fat) të Kristian Eriksen, njeriu i shtuar i Poçetinos. Në fund u "zgjua" dyshja amerikano- jugore, si në Romë. Dhe gjithçka ndryshoi.

DRIDHET "SAN SIRO"

Spaleti zgjedh modulin ( 42- 3- 1), rikthen "veteranin" Miranda në qendër të mbrojtjes, ndërsa Shkrinjar në të djathtë i mbulon krahët Politanos. Poçetino lë në stol Lukas Mourën dhe hedh në fushë Lamelën, me Herri Kejnin si sulmues të vetëm. Naingolan shihet në gjithë fushën, i ngjitur pas "mikutarmik" Dembele: një sfidë brenda sfide i dy belgëve. Interi krijon, por nuk shfaqet i rrezikshëm përpara portës. Raxha në të 3- ën gjen Ikardin, por kapiteni ndodhet në pozicion jashtë loje. Pak minuta më pas mesfushori tenton vetë finalizimi­n, topi megjithatë përfundon në tribunë. Goditja e parë në portë e Totenhemit vjen në të 13- ën: goditje dënimi e ekzekutuar nga Eriksen, e bllokon Handanoviç. Ikardi ndodhet i vetmuar, Perisiç i vjen shumë pak në ndihmë. Në të 34- ën Naingolan shfrytëzon gabimin në zonë të Vertongen dhe shërben sërish Ikardin, por mbrojtja e Spërsave largon rrezikun. Londinezët përpiqen të konkretizo­jnë zotërimin e mbytës të topit ( 42% me 58% në pjesën e parë): fillimisht Son kroson nga e majta, por De Vraj spastron zonën; një minutë më pas "San Siro" mban frymën: Eriksen kalon holandezin, Kejn kalon edhe Handanoviç­in, por humbet kohën dhe del së bashku me topin jashtë vijës fundore. Në të 42- ën, sërish rrezik i Spërsave: Lamela harkon në zonë, "Handa" zgjatet dhe bllokon sferën.

E ZHBLLOKON ERIKSEN

Anglezët kthehen nga dhomat e zhveshjes me një marsh më shumë. Në të 53- ën Totenhemi kalon në avantazh me Eriksenin: danezi fiton dyluftimin në mes të kroatëve ( Brozoviç- Perisiç) dhe godet në portë: Handanoviç e prek, topi i rikthehet sërish numrit 23 të Spërsave, i cili në tentativën e dytë përfiton nga devijimi i Mirandës dhe zhbllokon ndeshjen. Miqtë marrin kurajë dhe nisin të sulmojnë më lirshëm: çdo aksion simbolizon rrezik, vetëm Han- danoviç në versionin "Batman" u ngrin buzëqeshje­n. Lemala ka dy raste, Lukas Moura ( i porsa futur në fushë) gjen përherë hapësirën që kërkon përpara Shkrinjari­t. Po Interi? Në të 67- ën vjen goditja e parë në portë e zikaltërve: Politano kroson për Perisiçin, kroati tenton me kokë, por Vrom e zotëron pa probleme.

FUND "I ÇMENDUR"

Spaleti ndërron krahët e sulmit. Perisiç e pas tij Poli- tano i lënë vendin respektivi­sht Kandrevës e Keitasë, por skenari nuk ndryshon. Deri në të 41- ën... Ja "perla" e papritur: Azamoah kroson nga e majta, Ikardi ndodhet në limitet e zonës dhe fluturimth­i shkarkon të djathtën: një gol që vështirë do harrohet. Interi vazhdon të besojë dhe goditja me kokë e Vesinos në të 92- ën është titulli i një përmbysjej­e spektakola­re: Interi nuk ka vdekur!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania