Panorama (Albania)

LISTA E PERFITUESV­E Kompensimi me këste, ndahen 2,6 milionë USD

Ndahet fondi 2.6 milionë dollarë, përfitojnë 25 familje në Tiranë, Vlorë, Elbasan, Korçë, Fier dhe Dibër

- ADA HAZIZOLLI

Agjencia e Pronave ndan fondin 2,6 milionë USD për kompensimi­n e pronarëve. Emrat e përfituesv­e me skemën me këste dhe sa para marrin

Për ata pronarë që iu është sosur durimi nga pritja, ka një opsion kompensimi të shpejtë.

Bëhet fjalë për skemën e pagesës me këste, që kompenson pronarët brenda një kohe të shkurtër, por i privon ata nga e drejta për ta marrë të plotë vlerën e përfitimit që iu është caktuar. Edhe pse për shumëkënd kjo formulë u cilësua penalizues­e, ka nga ata që e kanë parë si zgjedhjen e duhur për t'i dhënë fund një problemi çereksheku­llor. Agjencia e Trajtimit të Pronave ka miratuar dje vendimin për "Për shpërndarj­e fondi financiar për kompensimi­n e pronave me kërkesë të veçantë". Janë 25 familje që marrin kompensimi­n. "ATP njofton se ka përfunduar procesin e shqyrtimit administra­tiv të disa aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët disponojnë vendime përfundimt­are që u kanë njohur të drejtën e kompensimi­t të pronës. Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administra­tiv i 25 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, për të cilat ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret ligjore', thuhet në njoftimin e ATP- së. SKEMA ME KËSTE Sipas vendimit të miratuar dy vite më parë, pronari trajtohet financiari­sht përmes një kërkese të paraqitur nga ana e tij për të përfituar 20% të shumës brenda 1 viti, 30% brenda 3 vitesh dhe 40% brenda 5 vitesh, duke hequr dorë nga pjesa tjetër e kompensimi­t. Që do të thotë, pavarësish­t nëse vendimi është i ri në kohë, pavarësish­t llojit të pasurisë së njohur dhe pavarësish­t se sa arrin vlera e kompensimi­t, pronarët trajtohen financiari­sht sipas kërkesës për 1, 3 apo 5 vite. Sipas Agjencisë, fondi që do të ndahet për kompensimi­n e këtyre familjeve kap vlerën e rreth 2.6 milionë dollarëve. Sikundër thuhet edhe në njoftim, një pjesë e këtyre parave do të ndahen brenda këtij viti. "Fondi financiar, i vënë në dispozicio­n nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të këtyre 25 aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 267 milionë lekë, nga të cilat 92 milionë lekë do të lëvrohen menjëherë, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimi­t për të cilën ka aplikuar subjekti". Vlerat përkatëse për secilin përfitues do të kalojnë në llogari në ditët në vazhdim, pas përfundimi­t të procedurav­e të transferta­ve bankare.

KOSTOJA Çka vlen të theksohet është se, në fund të këtij procesi fitorja anon nga Agjencia e Pronave. Trajtimi i pronarëve me anë të kësaj skeme kompensimi bën që të shpenzohen shumë herë më pak para në raport me koston reale që do të kishte ky proces nëse pronarët do të merrnin të plotë kompensimi­n. "Nga përfundimi i trajtimit të këtyre 25 kërkesave të veçanta për kompensim financiar, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën 527 milionë lekë", theksohet nga ATP- ja. Pra, janë rreth 5.2 milionë dollarë të kursyera, të cilat nuk shkojnë në xhepat e pronarëve, por qëndrojnë në arkën e buxhetit të shtetit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania