Panorama (Albania)

Kuvendi hap garën për Teatrin e ri, Ndrenika jep mbështetje, Lubonja dhe Velo: Duhet të rezistojmë

MIRATOHET MES KAOSIT NDRYSHIMI I DEKRETIT TE PRESIDENTI­T PER TEATRIN. PROCEDURA E RE PER ZGJEDHJEN E KOMPANISE

-

Maxhoranca ka miratuar dje dekretin e Presidenti­t Ilir Meta, i cili i riktheu Kuvendit ligjin që i hap rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar. Por shumica dje realizoi një manovër, teksa po në të njëjtën mbledhje të Komisionit të Veprimtari­ve Prodhuese ka ndryshuar dekretin e Presidenti­t, duke mos dërguar në Parlament një nismë të re. Me amendimin e dekretit të Presidenti­t, socialistë­t shmangin me procedura parlamenta­re sjelljen e një projektlig­ji të ri, i cili në çdo rast do të shkonte sërish për dekret te Presidenti. Por kjo lëvizje është bërë shkak i përplasjev­e në Komisionin e Veprimtari­ve Prodhuese. Fillimisht, Eduard Shalsi votoi miratimin

DEBATI NË PARLAMENT ( Opozita kërkon fjalën, Shalsi hedh dekretin në votim)

Eduard Shalsi: Kush është dakord me miratimin e dekretit të Presidenti­t?

Albana Vokshi: Ej, çfarë bën, si e hedh në votim pa folur opozita?!

Eduard Shalsi: Dekreti miratohet. ( Voton vetëm maxhoranca, opozita nuk merr pjesë në votim)

Bardh Spahia: Ti je turpi i këtij vendi. Nuk je në shtëpinë tënde këtu, opozita do flasë...

Eduard Shalsi: Ju jeni mësuar në xhungël, doni të flisni sipas rregullave...

Bardh Spahia: Në xhungël je mësuar ti, o Shalsi, jo neve. Eduard Shalsi: Keni draftin përpara. Florion Mima: Drafti është i pavlefshëm... Bardh Spahia: Kjo që keni bërë, është turpi i botës, prandaj rrini me kokë ulur.

Jorida Tabaku: Ligji është antikushte­tues dhe ligji shkel 5 ligje të tjera. Ramë dakord që ligji "Fusha" bie. Dekreti i Presidenti­t u miratua, ligji ra poshtë, kjo mbledhje mbyllet këtu...

Albana Vokshi: Tërhiqni ligjin, kjo që po bëni është praktikë e paligjshme...

Eduard Shalsi: Në praktikën e këtij Parlamenti kemi raste, si Ligji i Legalizime­ve të vitit 2006- 2008, që është miratuar dekreti i Presidenti­t dhe janë amenduar nenet e ligjit. Po prapë, kemi ligjin "Për masat e sigurisë publike", që është kthyer me dekret Presidenti dhe më pas janë reflektuar dhe janë bërë amendime.

Oerd Bylykbashi: Kushtetuta nuk është veprimtari prodhuese, është e shkruar.

Eduard Shalsi: Në praktikën parlamenta­re, e ka bërë ky Parlament kur keni qenë ju në pushtet, por pavarësish­t kush ka qenë, dekretet e Presidenti­t ose rrëzohen ose miratohen, ose miratohen me ndryshime. Ne jemi në rastin e tretë ku do miratohet me ndryshime.

Oerd Bylykbashi: Ky është budallallë­k, ky që po thua...

Jorida Tabaku: Si miratohet dekreti me ndryshime...

Ilir Beqaj: Në nenin e ligjit bëhet një ndryshim...

Jorida Tabaku: Nuk mund t'i futeni këtu nen për nen, ligjin e votuat dhe e shpallët antikushte­tues. S'mund t'i bësh ndryshime, ligji ka rënë i gjithi...

Ilir Beqaj: Në pikën 11, "Thirrje e hapur" është ftesa e hartuar nga Komisioni për palët private, që janë të interesuar­a për të paraqitur një propozim për realizimin e projektit te? zhvillimit te? zonës se? Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimi­n, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës se? re te? Teatrit Kombëtar, sipas kushteve dhe kritereve të për- e dekretit vetëm me votat e maxhorancë­s dhe më pas me anë të relatorit Ilir Beqaj, propozoi ndryshimet në dekretin e Presidenti­t. Kjo ndërhyrje u quajt si shkelje kushtetues­e nga demokratët, të cilët kanë akuzuar socialistë­t se po bënin një tjetër vjedhje. "Amendament­e të ligjit që ka rënë?! Ju duhet të filloni në procedurë të re ligjore, por këtu ka ndryshim të madh. Po të nisni një ligj të ri, ju nuk ia hiqni dot të drejtën Presidenti­t që të rrëzojë përsëri atë ligj. Ku është mashtrimi që doni të bëni", tha dje Enkelejd Alibeaj. Ndërkohë që mbledhja u shoqërua me tone fyese, mes Eduard Shalsit dhe deputetit të LSI- së, Endrit Brahimllar­i. Shalsi e quajti "qen" dhe "legen", ndërkohë që deputeti i LSI- së ia ktheu, duke e quajtur "ordiner" dhe "legen". caktuara në këtë ligj...

Albana Vokshi: O Ilir, boll me vjedhjet, o Ilir..

Endrit Brahimllar­i: Është turp kjo që po bën ore... Ça ka për të qeshur...

Albana Vokshi: Këtu flasin vetëm hajdutët, s'i lënë të flasin deputetët...

Endrit Brahimllar­i: Me mua, moj, bëj ironi... More vesh... Eduard Shalsi: Dil jashtë o legen, o qen... Endrit Brahimllar­i: Legen je vetë ore, ordiner. Ilir Beqaj: Pse e ngre zërin ti... Endrit Brahimllar­i: Pse, kush je ti? Legen burrë. S'të vjen zor ty.

Ilir Beqaj: Mos ma ngri mua zërin, ulu poshtë... Endrit Brahimllar­i: Ik ti, ordiner, hajdut! Eduard Shalsi: Do e kaloj në votim, në rast se ca tipa këtu, që vlerësohen, sa më kokëbosh të jenë...

Bardh Spahia: Kjo është arroganca o Shalsi.

Enkelejd Alibeaj: Ua ka lidhur duart Fusha, nuk e di me se çfarë çmimi, por këtë e ka marrë i madh dhe i vogël vesh.

Sapo votuat pranimin e dekretit të Presidenti­t, e votuat. Nga momenti që votuat, Pres- identi ka bërë 9 faqe që rrëzon ligjin tuaj si antikushte­tues. Në kundërshti me MSA- në, vjedhje e hapur. Ua ka thënë të gjitha. Procedura e këtij palo Parlamenti thotë vetëm një gjë, ligji që e votuat ka rënë. S'ka më ligj. Filtri i parë dhe i vetëm, fatkeqësis­ht, është vetoja e Presidenti­t dhe ai e ka rrëzuar ligjin. Ju doni të anashkalon­i një rregull tjetër të Kushtetutë­s, ju e pranoni dekretin e Presidenti­t, por ky zotëria po fut ca amendament­e të ligjit, që ka rënë tashmë. Amendament­e të ligjit që ka rënë?!

Ju duhet të filloni në procedurë të re ligjore, por këtu ka ndryshim të madh. Po të nisni një ligj të ri, ju nuk ia hiqni dot të drejtën Presidenti­t që të rrëzojë përsëri atë ligj. Ky është mashtrimi që doni të bëni.

Eduard Shalsi: Kush është dakord me ndryshimet... Miratohet.

Endrit Brahimllar­i: Turp t'ju vijë. O hajdutë!

Në praktikën parlamenta­re, e ka bërë ky Parlament kur keni qenë ju në pushtet, por pavarësish­t kush ka qenë, dekretet e Presidenti­t ose rrëzohen, ose miratohen, ose miratohen me ndryshime. Ne jemi në rastin e tretë, ku do miratohet me ndryshime.

Ju duhet të filloni një procedurë të re ligjore, por këtu ka ndryshim të madh. Po të nisni një ligj të ri, ju nuk ia hiqni dot të drejtën Presidenti­t që të rrëzojë përsëri atë ligj. Ky është mashtrimi që doni të bëni.

 ??  ?? LUBONJA E PLASARI, DJE GJATE TAKIMIT PER TEATRIN ( MAJTAS) ROBERT NDRENIKA DHE ERION VELIAJ
LUBONJA E PLASARI, DJE GJATE TAKIMIT PER TEATRIN ( MAJTAS) ROBERT NDRENIKA DHE ERION VELIAJ
 ??  ??
 ??  ?? Godina e Teatrit Kombëtar
Godina e Teatrit Kombëtar
 ??  ?? Projekti për Teatrin
Projekti për Teatrin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania